Paralajmërimi i Perëndisë kundër pabesisë së Izraelit dhe gjykimi i tij kërcënues (Osea 2:2-13)

2:2,3 Mbetja besnike duhet të lutet me masën e kombit të Izraelit që të lërë mënjanë idhujtarinë e saj dhe prostitucionit, përndryshe Perëndia do ta zhveshë lakuriq dhe do të sjellë thatësirën mbi të. 2:4,5Bijtë e kombit mëkatar nuk do të gjejnë mëshirë, për shkak se ata janë bij të një prostitute që shkonte pas perëndive të rreme dhe ua kushtonte besimin këtyre idhujve për furnizimin e saj me ushqim, veshje dhe begati. 2:6,7 Perëndia do të vërë çdo lloj blloqesh rrugore dhe pengesash në rrugën e saj dhe do ta largojë nga idhujt e saj, derisa të vendosë të kthehet tek Ai (burri i saj i parë). 2:8Ajo nuk ia kushtoi Perëndisë besimin për furnizimin e saj për nevojat dhe begatinë, përfshirë ari dhe argjendin që përdori për të bërë një idhull të Baalit. 2:9,10 Kështu Perëndia do të heqë nga ajo ushqimin dhe veshjen dhe do të zbulojë plotësisht turpet e saj. 2:11-13Gëzimet dhe festat e saj fetare do të anulohen dhe vreshtat dhe fiqtë e saj do të shkatërrohen (ajo mendonte se këto gjëra ishin pagesa e saj prej dashnorëve të saj idhuj) dhe ajo do të ndëshkohet për tërë ditët që i shërbeu Baalit.