Parashikimi i një të ardhmeje bekimi për Izraelin (Osea 2:14-23)

2:14-17 Pas kësaj Ai do ta përtërijë dhe do t’i flasë zemrës së Izraelit. Perëndia do t’i japë vreshtat e saj dhe ajo do të këndojë si në kohën kur doli nga vendi i Egjiptit. Ajo do ta quajë atëherë Atë Ishi (Burri im), jo Pronar (Baali im). Populli do të pastrohet nga adhurimi i Baalit, deri në shkallën e harresës së emrave të Baalëve. 2:18-20 Kombi do të banojë në siguri dhe paqe për shkak të besëlidhjes që Perëndia do të bëjë me kafshët e fushave dhe kafshët e tjera, duke i bërë tërë kafshët e egra të padëmshme. Gjithashtu gjendja e luftës do të përfundojë. Izraeli do të martohet me Zotin përjetë, në bazë të drejtësisë, paanshmërisë, mirësi dhe dhembshurisë, lidhur nga besnikëria e Perëndisë. 2:21-23Atë ditë, Jezreel (Izraeli) nuk do të thotë më i shpërndarë, por i mbjellë. Populli do të mbillet në vendin e tij; qielli dhe toka do të jenë një bekim për ta dhe do t’i bëjnë të frytshëm. Uilliamsi e shpjegon në mënyrë të dobishme këtë paragraf si vijon: Jezreeli (Izraeli), ashtu siç është mbjellë nga Perëndia në vend (v. 23), do t’i thërrasë misrit, verës dhe vajit për të plotësuar nevojat e tij; këta do t’i thërrasin tokës për t’i bërë të frytshëm; toka do t’u thërrasë qiejve për shiun e nevojshëm për të prodhuar frutat; dhe qiejt do t’i thërrasin Jehovahut për t’i mbushur me ujin e duhur dhe nga Ai nuk do të ketë thirrje të mëtejshme, sepse Ai është Shkaku i Parë i Madh! Si përgjigje ndaj thirrjes Ai do t’i mbushë qiejt me lagështirë, qiejt do ta derdhin atë mbi tokë, toka do të prodhojë si rrjedhojë misrin, verën dhe vajin, Izraeli do të ketë furnizim [përkujdesje] të madh dhe qielli e toka do të lidhen së bashku me një zinxhir dashurie. Atëherë Perëndia do të ketë mëshirë për Izraelin, do ta pranojë atë si popullin e Tij dhe Izraeli do ta pranojë Atë si Perëndinë e vet [6].