Refuzimi i Izraelit i simbolizuar nga emrat e tre fëmijëve të Oseas (Osea 1:1-9)
1:1-5Zoti e urdhëroi profetin Osea, birin e Beerit, të martohej me një grua jobesnike (shikoni hyrjen “Vendi unik në Kanun” për një shtjellim të çështjes etike të përfshirë në një martesë të tillë). Ai… mori për grua Gomeren,bijën e Diblaimit.
Fëmija i tyre i parë mori emrin Jezreel (Perëndia do të shpërndajë), një tregues i asaj çfarë Zoti do t’i bënte kombit të Izraelit. Ushtria asire do të thyejë fuqinë e Izraelit në luginën e Jezreelit.
1:6,7 Fëmija i dytë mori emrin Lo-ruhamah (i pamëshirë). Kjo nënkuptonte që Izraelit nuk do t’i tregohej më mëshirë, por do të çohej në robëri, ndërsa Juda do të kursehej nga sulmet e asirëve.
1:8,9 Fëmija i tretë mori emrin Lo-ami (nuk jeni populli im). Perëndia nuk e njihte më Izraelin si të Tijin. Disa mendojnë, gjithashtu, se profeti po pyeste nëse ky fëmijë ishte apo nuk ishte i tiji.