Gjenealogjia mbretërore e Davidit duke filluar nga Obedi (Ruthi 4:13-22)
4:13-16Boazi u martua me Ruthin dhe ajo lindinjë djalë, që e quajtën Obed (shërbëtor). Naomi e mori foshnjën si të sajën dhe u bë taja e saj.
4:17-22Obedi më vonë u bë i ati i Isait, ati i Davidit. Kështu libri mbyllet me një gjenealogji të shkurtër të Davidit (i dashur) që do të bëhej pjesë e gjenealogjisë së madhe – ajo e Birit të madh të Davidit, Zotit Jezus Krisht (Mat. 1). Kjo gjenealogji nuk është e thënë se është e plotë. Salmoni jetoi në fillim të periudhës së gjyqtarëve dhe Davidi nuk u lind veçse deri në fillim të periudhës së mbretërve, një hapësirë kohore prej 400 vjetësh. Emrat zakonisht mungojnë ndjeshëm në gjenealogjitë biblike.
Me këtë gjenealogji të vogël që përfundon me Davidin, lexuesi përgatitet për mbretërinë dhe librat e mëpastajmë sipas rendit biblik, 1 dhe 2 e Samuelit.
SHËNIME
[[1]](Hyrje) J. Vernon McGee, Ruth and Esther: Women of Faith, f. 15.[[1]]
[[2]](Hyrje) Irving L. Jensen, Judges/Ruth, f. 80.[[2]]
[3] (2:4-12) Leon Morris (me Arthur E. Cundall), Judges and Ruth, f. 276, 277.
[4] (4:1-6) Hebraishtja këtu është shumëngjyrëshe. Në vend që të jepte emrin e atij njeriu, teksti e quan biri i filanit (peloni almoni, NKJV).
[5] (4:1-6) Të dhëna të panjohura.
[6] (4:1-6) Matthew Poole, Matthew Poole’s Commentary on the Holy Bible, f. 511.
[7] (4:1-6) Të dhëna të panjohura.