Vajtimi I trishtuar, rrëfimi dhe lutja e popullit (Vajtimet 1:12-22)

A. Vajtimi (1:12-17)

Kjo pjesë flet përdhimbjen e Jerusalemit. Vargu 12 është bërë “një shprehje klasike e dhimbjes” [1] dhe na kujton vajtimin e Zotit tonë për të njëjtin qytet për mospranimin qafëfortë të Tij. Gjuha gjithashtu përkon me gjendjen e Krishtit në kryq, me ushtarët e ashpër, krerët fetarë dhe popullsinë e thjeshtë që shikonin në mënyrë të pashpirt vuajtjet e Tij si një spektakël publik. Populli jude njohu se ishteZoti (v. 15) që kishte sjellë shkretimin dhe, edhe pseSioni zgjat duart e tij në thirrje për mëshirë,nuk ka njeri që ta ngushëllojë; aiështë bërë si një gjë e papastër (v. 17).

B. Rrëfimi (1:18,19)

Në rrëfimin e judenjve ata pranojnë seZoti është i drejtë duke i dërguarnë robëri; se ata ishinrebeluar kundër fjalës së Tij dhe se “dashnorët” e vet paganë, kombet pagane, e kishinmashtruar.

C. Lutja (1:20-22)

Judeja lutet që Perëndia t’u shpaguajëfatkeqësinëarmiqve të saj të ngërdheshur ndërsa pranonshkeljet e saj midispsherëtimave të saj të shumta.
[previous][next]