Zoti i parë si ndëshkuesi i Jeruzalemit (Vajtimet 2)

A. Pasojat e zemërimit të Perëndisë (2:1-13)

2:1-7 Këto vargje përshkruajnë atë që Perëndia i ka bërë Judës, duke shkatërruar tempullin (ndenjësen e këmbëve, v. 1), ka shkatërruar qytetet (v. 2), ka kundërshtuar të tërheqë armikun, sikur Ai Vetë të ishte armiku i Judës (v. 3-5), është sjellë me tempullin sikur të ishte një kopsht i thjeshtë, ka bërë që të reshtë sistemi i flijimeve në Sion dhe ka vënë mënjanë si mbretin ashtu edhe priftin. 2:8-13 Ai e ka kthyer qytetin në rrënojë, udhëheqësit janë në mërgim, profetët nuk marrin asnjë fjalë nga Zoti, pleqtë mbajnë zi dhe virgjëreshat varin kokën e tyre në turp (v. 8-10). Fëmijët janë të ligështuar nga uria në sheshe; ata këputen dhe vdesin (v. 11,12). Fatkeqësia e popullit është më e madhe se çdo gjë tjetër që profeti mund të mendojë për ta ngushëlluar (v. 13). Populli duhet të kishte qenë “Bija e virgjër e Jerusalemit“, jo çfarë ishin tani.

B. Shkaku i zemërimit të Perëndisë; dështimi i profetëve të rremë për të paralajmëruar popullin (2:14)

Profetët e Judës kishin pasur vegime të rreme. Në vend që të bënin të ditur paudhësinë e popullit, ata kishin përpunuar profeci të rreme dhe mashtruese.

C. Përqeshja e kalimtarëve (2:15,16)

Fqinjët e Judës ngërdheshen për rënien e Jerusalemit. Ata rrahin duart, fërshëllejnë dhe thonë me kënaqësi sadiste: “Po, kjo është dita që prisnim; arritëm ta shohim”.

D. Përmbushja e kërcënimeve të Perëndisë (2:17)

Zoti kishte mbajtur fjalën e Tij. Ai kishte shkatërruar popullin e Tij dhe kishte lavdëruarfuqinë (bririn, një mënyrë figurative e të shprehurit) e kundërshtarëve të Judës.

E. Thirrja për pendim (2:18,19)

Të afërmit thirren të derdhin lotët pa pushim përpara fytyrës së Zotit për jetën e fëmijëve të tyre, që mpaken nga uria në hyrje të të gjitha rrugëve.

F. Lutja për mëshirën e Perëndisë (2:20-22)

Gratë kanë ngrënë frytin e barkut të tyre për shkak të zisë. Rrugët janë mbushur me të vrarë, sepse Perëndia i ka mbledhur babilonasit që të vijnë si për një ditë feste.
[previous][next]