Jozueu i kurorëzuar si kryeprift (Zakaria 6:9-15)

Domethënia: Një figurë e Krishtit që vjen si Mbret dhe Kryeprift, ndërthurja ideale e kishës dhe shtetit.

6:9-13 Tani që vegimet e gjykimit mbaruan hyn në skenë një vepër tepër simbolike. Zakaria u urdhërua të merrte arin dhe argjendin nga tre prej të mërguarve të kthyer: nga Heldai, nga Tobiahu dhe nga Jedaiahu dhe të bënte një kurorë për Jozueun…, kryepriftin, në shtëpinë e Josias. Zakonisht, një kurorë bëhet për një sundimtar, jo për një kryeprift. Por ky veprim simbolizon ardhjen e Krishtit si Mbret dhe Prift. Ai quhet në vargun 12 si Filizido të ndërtojë tempullin, do të mbulohet me lavdi dhe do të ulet e do të mbretërojë mbi fronin e Tij. David Baroni shënon:

Me siguri fjala hebraike e përdorur këtu (për të nënkuptuar tempullin) do të thotë si pallat, ashtu edhe shenjtërore, në lidhje me Priftërinë Mbretërore të Mesias. Si Mbret Ai ka hyrë në pallatin e Tij dhe si Prift në shenjtëroren e Tij [7].

Midis të dyve do të jetë një këshillë paqeje“, pra, mirëkuptimi paqësor do të ekzistojë midis Mbretit dhe Priftit (në një Person të vetëm).

6:14 Kurora duhet të mbahej si një kujtim në tempull. Helemi është i njëjti si Heldai dhe Heni është Jozueu.

6:15 Përtëritja e Izraelit të shpërndarë dhe përmbushja e premtimit mesianik del përpara popullit si një nxitje për bindje.