Turqi: Vazja mbahet larg Babait

krishterimi.al Lajme

Byrami, një besimtar në Turqi, i ka humbur shumë kontaktet me vajzën e tij 9 vjeçare, e cila thotë ai është “rrëmbyer” praktikisht prej tij qëkurse ai u bë një i krishterë.

Byrami shkoi në Shtetet e Bashkuara nga Turqa një vit më parë për të ndjekur universitetin. Gjatë kohës së tij në SH.B.A., Byrami pati biseda të shpeshta me të krishterë për fenë dhe mbas shumë viteve ai ia dha jetën e tij Jezusit. Ndërkohë ai u martua me një grua nga Turqia dhe ata patën një fëmijë. Kur Byrami u kthye në Turqi për një vizitë dhe u zbuloi pjesëtarëve të familjes besimin e tij të ri, ata reaguan duke e zvarritur në një spital psikiatrik për vlerësim. Prindërit e tij ishin të bindur që konvertimi i tij ishte rezultat i një dobësimi mendor. Mbasi u mbajt në spital me disa “njerëz vërtet të çmendur” dhe që i jepeshin katër ilaçe në ditë për dy javë, doktorët përcaktuan që Byrami ishte i shëndetshëm mendërisht dhe e nxorën.

Ndonëse udhëtimi qe menduar të ishte thjesht një vizitë, Byrami u trondit akoma më shumë kur gruaja e tij vendosi të qëndronte në Turqi me vajzën e tyre të vetme, duke e lënë Byramin.

vazja-mbahet-larg-babait-turqi

Mbasi dështoi t’i ndryshonte mendjen të shoqes, Byrami u kthye në Shtetet e Bashkuara për të menaxhuar disa biznese që zotëronte atje dhe kaloi disa vjet si një anëtar i një kishe të madhe ungjillore. Ai vazhdoi të kthehej në Turqi, duke shpresuar të fitonte të shoqen ose të paktën të zhvillonte një marrëdhënie me të bijën. Mirëpo e shoqja e divorcoi.

Mbas disa vjetësh, Byrami ndjeu se duhej të kthehej në Turqi për të qenë afër të bijës dhe që ai të mund të ndante ungjillin me bashkëvendësit e tij. Kjo ishte një lëvizje me rrezik të madh si një i kthyer nga islami, por deri më tash konfliktet e vetme lidhur me besimin e krishterë të adoptuar që Byrami kishte patur kishin qenë më të afërmit, duke përfshirë ish-gruan e tij.

Marrëveshja e parë e kujdestarisë për të bijën bëri të mundur që Byrami ta takonte atë çdo dy javë, por gruaja e tij nxirrte shpesh justifikime ose i anulonte vizitat. Si një besimtar, Byrami po mëson se si të ishte i balancuar duke i treguar hir ish-gruas së tij dhe duke ushtruar të drejtën që kishte për të kaluar kohë me të bijën. Fatkeqësisht, Byrami i tha organizatës VOM (Zëri i Martirëve) se e bija po shfaq shenja se po ndikohet nga islami nga e ëma.

Marrëdhënia e tij me prindërit po përmirësohet, por e ëma vazhdon të lutet çdo ditë që ai të kthehet në islam. Familja e tij po e mbështet ndërsa po përballet me një betejë të gjatë për të kaluar më shumë kohë me të bijën.

Gjatë një seance gjyqësore, ish-vjehërri i Byramit e sulmoi atë në sallën e gjyqit. Një herë tjetër, gjatë një vizite të planifikuar, ish-kunati i tij e goditi me grusht në fytyrë që Byrami të mos e takonte të bijën.

Ndërsa lufton për të bijën, Byrami vazhdon t’i shërbejë Zotit. Ai tani punon me kohë të plotë me një shërbesë ku angazhohet përmes internetit me shumë turq që vënë në pikëpyetje islamin. Përmes e-postave dhe në media sociale ata kryejnë diskutime të gjata rreth Perëndisë, vuajtjeve njerëzore si dhe në lidhje me disa ide të gabuara që myslimanëve u është mësuar për Biblën. Ai është edhe duke ndjekur një diplomë master në teologji.

Gjatë një vizite të kohëve të fundit, ai i tha një punonjësi të Zërit të Martirëve: “Në Turqi janë 80 qytete; vetëm 41 kanë një kishë. Ne po vazhdojmë të lutemi për kishat në ato qytete”.

Shpërndaje këtë