Përse jetoj?

Sa vjeç je? Pesëmbëdhjetë? Shtatëmbëdhjetë? Ndoshta nëntëmbëdhjetë? Ti po fillon t’i mendosh gjërat vetë. A ja keni bërë vetes pyetjen: “Përse jetoj?”

Dielli, yjet dhe e tërë natyra, madje dhe vetë aftësia tënde për të menduar, të thonë se ka një Zot dhe se Ai të ka dhënë jetë. Një ditë do t’i përgjigjesh Atij se si e ke jetuar këtë jetë.

Po, por kjo nuk i jep përgjigje pyetjes tënde, “Përse jetoj? Bibla thotë: “O Zot … ti i krijove të gjitha gjëra, dhe nëpërmjet vullnetit tënd ekzistojnë dhe u krijuan” (Zbulesa 4:11). Askush nuk është në gjendje të jetojë në përputhje me këtë qëllim të madh. Perëndia është i shenjë dhe nuk mund ta lejojë mëkatin në praninë e Tij. Bibla thotë: “Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë” (Predikuesi 7:20).

Duke qenë se Perëndia dëshiron që të jesh në gjendje ta përjetosh Atë tani dhe të jesh me Të për tërë përjetësinë, Ai dha Birin e Tij të vetëm, Zotin Jezus Krisht për të vdekur mbi një kryq që të siguronte kërkesat e shenjta të Perëndisë për ty një mëkatar. Gjithçka që Perëndia kërkon është që të besosh në Birin e Tij për shpëtimin tënd, për të marrë këtë jetë të re me Perëndinë.

Zoti Jezus Krisht mori gjykimin për shkak të mëkatarëve kur vuajti nën dorën e Perëndisë në errësirën e kryqit. “Krishti vdiq për të paudhët” (Romakëve 5:6). Perëndia e ringjalli Zotin Jezus prej së vdekurish dhe e mori në Qiell për të vërtetuar pëlqimin e Tij të plotë për pagesën që u bë për ne atje mbi atë kryq (Hebrenjve 10:12).

Me anë të besimit vetëm në Zotin Jezus ti mund ta dish që ke paqe me Perëndinë dhe që Perëndia nuk i merr më parasysh mëkatet e tua në lidhje me jetën e përjetshme.