«Të dashur, ndërsa isha ngulmues që t’ju shkruaja për shpëtimin e përbashkët, ndjeva nevojën t’ju shkruaj juve, dhe t’ju bëj thirrje të luftoni [me zell] për besimin, që u qe transmetuar shenjtorëve një herë e përgjithmonë» (Juda 1:3).
Shumë kohë më parë Juda shtroi një problem në kohën e tij që vazhdon të jetë po kaq real edhe në kohën tonë midis të krishterëve. Është me e lehtë dhe e rehatshme që vetëm të mësojmë dhe predikojmë për bekimet e shpëtimit tonë të përbashkët, sesa të luftojmë për besimin, por kjo e dyta është më «e nevojshme». Kjo fjalë përçon idenë se ai ishte aq i shtrënguar, siç duket nga Fryma e Shenjtë, që të ishte, në fakt, i shqetësuar për këtë nevojë detyruese. Në mënyrë të ngjashme, nxitja e tij për «të luftuar me zell» nuk do të thotë që «të jemi argumentues», por më shumë që “të jemi në agoni me një vendosmëri të madhe». Është një fjalë në gjuhën greke, epagonizomai (fjalë për fjalë, «të jesh në agoni»). Mbrojtja e besimit dhe lufta për të është një punë serioze dhe e ngutshme.
Ajo që duhet të mbrojmë është «besimi» i gjithë trupi i së vërtetës së krishterë, kudo që të sulmohet, Sigurisht, do të jetë veçanërisht e rëndësishme që të luftojmë për doktrinën e krijimit të veçantë, që është themeli i gjithë të tjerave dhe që është vazhdimisht doktrina më e sulmuar nga armiku.
Ky besim iu është «transmetuar në herë e përgjithmonë» shenjtorëve shumë kohë më parë. Kuptimi i këtyre fjalëve është «është dorëzuar një herë e përgjithmonë për mbrojtje». Zoti na ka besuar Fjalën e Tij, të plotë dhe të shkruar dhe ne duhet ta ruajmë, të paprishur dhe të pacenuar, për çdo brez derisa Ai të kthehet, duke ia shpallur dhe mësuar atë çdo krijese, sa më shumë që të mundim.
Përfundimisht, vini re se mbrojtja e besimit nuk ishte thjesht për teologë me përgatitje të veçantë apo profesionistë të tjerë, por për «shenjtorët». Çdo besimtar i krishterë urdhërohet që «të luftojë me zell për besimin».