Ndonjëherë ne druajmë që t’i çojmë shqetësimet që kemi te Perëndia, sepse ato duhet t’i duken të vogla Atij që ulet mbi rruzullin e tokës. Por nëse ato janë aq të mëdha që të trazojnë dhe rrezikojnë mirëqenien tonë, ato janë mjaft të mëdha për të prekur zemrën e Tij të dashurisë. Sepse dashuria nuk matet me peshoren e një tregtari, as me matësin e topografit. Ajo ka një delikatesë […] të panjohur për çdo reagim të substancës materiale.