Letër drejtuar një prifti katolik

Është bindja ime e qëndrueshme se një shtim i njohurisë së Perëndisë dhe vullnetit të tij është një pamundësi, derisa të jetë pranuar epërsia e shkrimit. Ndërsa traditë pas tradite gjendet se është në kundërshtim me të [shkrimin], shkrimi lejohet të gjykohet dhe ato tradite shkojnë në koshin kishtar të plehrave. Unë guxoj të them se çdo prift që e druan Perëndinë, i cili nuk do të lexojë gjë tjetër veç Biblës çdo ditë për një vit dhe ta lexojë atë mendueshëm, me lutje dhe me pendim, i vendosur për të refuzuar çdo gjë që ka mësuar dhe që nuk pajtohet me të [shkrimin], në fund të dymbëdhjetë muajve do të ketë vendosur mënjanë kaq shumë fabula tradicionale dhe do të ketë gjetur një ndriçim dhe bekim aq të madh, që ai do të inkurajohet të vazhdojë t’i bëjë shkrimet e shenjta studimin e tij të vetëm dhe kryesor. Kështu ai do të aftësohet që të ecë në paqe dhe perëndishmëri në shtegun e të drejtëve që ndriçon gjithnjë e më shumë deri në ditën e përsosur. Dhe aq të shumta do të jenë udhëzimet hyjnore të marra, që nuk do ta marrë malli kurrë për traditat njerëzore dhe dogmat kishtare të larguara tashmë, por do të gjejë plotësimin e çdo nevoje frymërore në magazinën e madhe të ushqimit qiellor që gjenden në depon e pagabueshme dhe të frymëzuar nga Perëndia të dritës dhe së vërtetës, në Biblën e lënë pas dore dikur.

— H.A. Ironside, nga broshura «Letër drejtuar një prifti katolik», Loizeaux Brothers, fq. 39

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *