[Lëvizjet] «Fjala e besimit» dhe «Shkenca e mendjes»

[THIRRJA E BEREASVE: «Shkenca e mendjes» (Mind Science), qoftë [kulti] «Shkenca e krishterë» (Christian Science), «Shkenca fetare» (Religious Science), «Sekreti» (the Secret), ose lëvizja e fjalës së besimit (Word Faith Movement), është aktive sot. Sikurse ka nxjerrë në pah Dejv Hanti në numrin e korrikut të 2007 të buletinit, këto gjëra janë, në fakt, «hinduizëm i ricikluar, shamanizëm dhe marrëzi e [rrymës] ‘Epoka e re’. Një nga gënjeshtrat më të mëdha gjendet në pretendimin e saj: ‘Ju e krijoni realitetin tuaj me mendjen tuaj’. Ky ishte premtimi i rremë i gjarprit drejtuar Evës – premtimi i hyjnizimit (Zanafilla 3:5). Përqafimi i atij mashtrimi i kushtoi Evës dhe pasardhësve të saj parajsën e Edenit – dhe do e kishte mbyllur qiellin për njerëzimin nëse Krishti nuk do të vdiste për mëkatet e botës. Gjatë 6.000 vjetëve që nga koha e Edenit, premtimi i gjarprit nuk është realizuar në jetën qoftë edhe të një njeriu të vetëm». Konsideroni paralelet në artikullin që vijon nga numri i 20 tetorit, 2009, nga «Charisma online»]

Merre në zotërim tokën tënde!

Gjëja e parë që duhet të bësh për të marrë në zotërim tokën tënde – gjithçka që Perëndia ka përgatitur për ty – është të marrësh në zotërim mendimet e tua. Ka një lidhje reciproke të drejtpërdrejtë midis cilësisë së mendimeve tuaja dhe cilësisë së jetës tuaj. Ajo çfarë mendoni përcakton kush jeni, çfarë jeni, ku shkoni, çfarë fitoni, ku jetoni, kë dashuroni, ku punoni, çfarë arrini, çfarë lexoni e kështu me radhë.

Xhejms Alleni (James Allen) shkroi në [artikullin] e tij klasik e të përjetshëm «Ashtu si njeriu mendon»: «Gjithçka që dikush arrin dhe gjithçka për të cilën dështon është rezultat i drejtpërdrejtë i mendimeve të tij». Nëse jeta juaj duhet të ndryshojë, ju duhet të mendoni ndryshim. Ju jeni gjithmonë vetëm një mendim larg nga ndryshimi i jetës tuaj. Siç thotë Joel Osteen: «Ju mund ta jetoni jetën tuaj më të mirë tani!»

Ja parimi: Ju nuk do të keni kurrë më shumë apo të shkoni më tej apo të arrini gjëra më të mëdha, sesa u lejojnë mendimet tuaja. Prandaj, ju duhet të krijoni një mjedis mendimi të pasur për të krijuar një jetë të pasur. Jeta tuaj është pasqyrim i mendimeve dhe meditimeve tuaja mbizotëruese. Kur për ju të jetë një praktikë meditimi mbi suksesin, ju do të filloni të jetoni një jetë të suksesshme.

Përdorini mendimet tuaja siç përdoret plani nga arkitekti. Mendo për çdo hollësi. Një arkitekt mendon jo vetëm për dhomat në një shtëpi, por edhe për llojet e dritareve, madhësinë e dollapëve, vendosjen e prizave elektrike e kështu me radhë. Asgjë nuk është tepër e parëndësishme. Mendo në shkallë të madhe dhe mendo me hollësi!

http://www.charismamag.com/index.php/prophetic-insight/23630-take-possession-of-your-land

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *