Mësimi 24 | Jeta e Krishterë | LUKA 22:7-20; 1 KORINTASVE 11:23-24
Në natën e tradhtisë së Tij, Zoti Jezus caktoi atë që njihet si Darka e Zotit, një takim që ka si qëllim për t’i kujtuar vazhdimisht popullit të Tij vdekjen e Tij për ta. Duke marrë nga buka dhe nga fryti i hardhisë, ata kujtojnë se Perëndia Bir dha trupin e Tij dhe derdhi gjakun e Tij për shpengimin e tyre.
Ajo është një akt bindjeje ndaj kërkesës së qartë të Shpëtimtarit: «Bëni këtë në përkujtimin tim» (1 Kor. 11:25). Dhe kjo është një nga mënyrat që i kemi vetëm këtu në tokë për t’i pëlqyer Atij.
Kur ne mblidhemi për ta përkujtuar Atë në këtë mënyrë, ne mund të pohojmë Mateun 18:20 se Ai është atje me ne. Ky është për ne një nga privilegjet më të mëdha të mundshme. Ne bëjmë të mundur të kemi me anë të besimit praninë e Tij.
Vernon Schlief e ilustron mirë këtë librin e tij «Aventura jonë e madhe me besim».
Në mëngjesin e Ditës së Zotit, kur të krishterët ishin mbledhur bashkë për të kujtuar Zotin, ndodhi që stërgjyshja ime ngriti kokën për të parë nga dritarja dhe u alarmua kur pa nga larg se hangari i tyre po digjej si dhe flakët e mëdha që kishin përpirë çatinë. Ajo e shkundi të shoqin dhe i pëshpëriti e shqetësuar: «Xhon, hangari ynë ka marrë flakë». Duke mos e ngritur pothuajse aspak kokën, ai i pëshpëriti asaj: «Shsh, jemi në praninë e Zotit».
Përkujtimi i Zotit çon pashmangshmërisht në adhurim, falënderim dhe lavdërim. Gjatë këtyre çasteve një person arrin qëllimin e tij më të lartë – adhurimin e Perëndisë. Ai kënaq dëshirën që Perëndia ka për adhurim (Gjo. 4:23). Dhe ai e ruan veten nga të qenit një lebroz i pastruar që dështon së qeni mirënjohës (Lu. 17:12-19).
Bibla nuk thotë se sa shpesh ne duhet që ta zbatojmë Darkën e Zotit. Jezusi tha: «sa herë që» (1 Kor. 11:26). Dishepujt e bënë atë çdo Ditë të Zotit (Vep. 20:7). Ne mund të tregojmë shkallën e dashurisë tonë për Atë duke ndjekur shembullin e tyre. Nuk ka rrezik se mos ajo bëhet e rëndomtë. Kalvari jep arsye për adhurim të pareshtur.
Pjesëmarrja besnike në Darkën e Zotit ka ndikim shenjtërues te një besimtar. Ai ose ajo rrëfen dhe braktis çdo mëkat të njohur para se të marrë pjesë (1 Kor. 11:27-32). Duke marrë nga buka dhe vera, adhuruesi ka një kujtim të gjallë të asaj se sa i kushtoi Shpëtimtarit mëkati, një pengesë të fuqishme për të mos vazhduar në mëkat. Sa më shumë që ne e soditim Atë, aq më shumë ne transformohemi në të njëjtin shëmbëllim nga Fryma e Zotit (2 Kor. 3:18). Ne kemi një takim me Zotin dhe Atë e merr malli kur ne nuk shkojmë. Këtë ne e dimë nga Luka 7:45-46. Nëse Ai e ndjeu mungesën e puthjes së fariseut dhe vajosjen e këmbëve me vaj erëmirë, sigurisht që Ai e ndjen mungesën e dashurisë të cilën ne mund ta kishin derdhur tek Ai, por nuk e bëmë.
[previous][next]