Mësimi 48 Shërbesa e Krishterë
Një njeri i zellshëm është dikush që i është përkushtuar me pasion dikujt tjetër apo ndaj një kauze. Ai flet për këtë ide të ngulitur me këdo që e dëgjon. Jeta rrotullohet rreth kësaj qendre.
Partizanët janë ndryshe. Ata janë gatuar nga tjetër brumë. Ata marshojnë ndaj ritmit të një daulltari tjetër. Njerëzit mendojnë se ata janë të turbullt mendërisht, por kjo nuk nuk i frenon ata. Ata nuk e vrasin mendjen ndaj lavdërimit apo fajësimit të të tjerëve.
Çfarë e bën një të krishterë një njeri të zellit? Në një çast pa paralajmërim, dy të vërteta të mëdha që dalin nga shpirti i tij. Ai është i habitur nga perceptimi se Ai që vdiq në kryqin e Kalvarit ishte Perëndia i përjetshëm, Bërësi i qiellit dhe i tokës. Zbulesa e dytë mahnitëse që e mbërthen atë është se Perëndia Bir vdiq për të, një mëkatar. Jeta nuk mund të jetë njëlloj. Në fakt, ai thotë:
Kam parë një vegim dhe nuk mund të jetoj për veten.
Jeta është më keq se e padobishme nëse nuk jap gjithçka.
Zoti Jezus ishte një Person i zellshëm. Siç e kemi parë në një kapitull të mëparshëm, Ai ishte konsumuar nga zelli për Perëndinë kur pa këmbyesit e parave duke e përdhosur oborrin e tempullit.
W. Mekintosh Mekei (W. Mackintosh Mackay) flet me më shumë hollësi mbi zellin e Shpëtimtarit:
Aq i zellshëm ishte Ai në punën e Tij sa shpesh nuk kishte kohë as për të ngrënë dhe njëherë nëna dhe vëllezërit e Tij donin ta merrnin në shtëpi, sepse ata menduan se Atij po «i ikte truri». Ata thanë: “Nuk është në vete”.
Por ishte Jezusi Ai që ishte me mendje në rregull dhe jo vëllezërit e tij. Sepse entuziazmi është ajo gjë në propagandë pa të cilin nuk mund të përparosh dot. Historia shkruhet nga njerëz entuziastë. Majat e maleve të kohërave janë të gjitha vullkanë. Ato u shkaktuan gjithnjë nga një zjarr i fshehtë që digjej brenda tyre[1].
Apostulli Pal ishte një njeri i zellit. Njerëzit e akuzuan atë se po bëhej i turbullt në mendje. Rrëfimi i tij mea culpa ishte: «Sepse, nëse nuk jemi në vete, jemi për Perëndinë» (2 Kor. 5:13). Jeta e tij si një besimtar ishte e mbushur me udhëtime të palodhshme, uri të durueshme, përndjekje, plaçkitje, mbytje të anijes, burgosje dhe sprova të cilat do të kishin bërë të tjerët që të ktheheshin.
Xhon Uesli ishte një njeri i zellit:
Ai udhëtoi mbi 400.000 kilometra mbi kalë, një mesatare prej 32 kilometra për ditë për dyzet vjet; ai predikoi 40.000 predikime, krijoi qindra libra; njihte dhjetë gjuhë. Në moshën tetëdhjetë e tre ai u mërzit që nuk mund të shkruante më tepër se pesëmbëdhjetë orë në ditë pa i dhembur sytë dhe në moshën tetëdhjetë e gjashtë u turpërua që nuk mund të predikonte më tepër se dy herë në ditë. Ai shfaqi pakënaqësi në ditarin e tij se ishte një prirje gjithnjë e në rritje për të qëndruar në krevat deri në orën 5:30 në mëngjes.
C. T. Stad (C. T. Studd) ishte një partizan. Ai shkroi: «Disa duan të jetojnë në tingullin e kishës apo kambanës së kishës. Unë dua të drejtoj një dyqan shpëtimi brenda oborrit të ferrit».
Zelli i Xhim Eliotit (Jim Elliot) ishe i paharrueshëm. Dëgjoni rrahjen e zemrës së tij ndërsa përsiat mbi vargun: «Ai i bën shërbenjësit e tij flakë zjarri»:
A jam i ndezshëm? Më çliro, o Perëndi, nga asbesti i frikshëm i «gjërave të tjera». Më mbush me vajin e Frymës që të mund bëhem flakë. Por flaka është e përkohshme, shpesh jetëshkurtër. A mund ta durosh këtë, shpirti im – jetë të shkurtër? Në mua banon Fryma e të Madhit Jetëshkurtër, zelli i të cilit për Perëndinë e konsumoi Atë. «Më bëj lëndën tënde djegëse, o flakë e Perëndisë»{{2}}.
Ne duhet të jemi burra dhe gra të zellit. Si mund të jemi të vetëkënaqur kur kuptojmë se Krishti është Zoti ynë, se Ai vdiq për ne dhe se atje është një botë e tërë që po vdes pa shpresë?
Bota ka një zell të pabesueshëm për ngjarjet atletike dhe për garat politike. Ata do të paguajnë çmime tepër të larta për të mbushur një stadium të stërmadh ku u duhet të durojnë parehatinë e nxehtësisë dhe të ftohtit për të parë skuadra që konkurrojnë për një top prej vaqete. Ose nëse është një garë politike ata do të çirren derisa të jenë ngjirur kur kandidati i tyre i qeras me premtime, me premtime boshe. Nëse ata mund të jenë kaq të emocionuar për këto çaste lavdie të pavend dhe të përkohshme, sa më shumë duhet të jenë për çështje frymërore?
Më pëlqen ajo që tha Peshkopi Xhon Tejlër në një konferencë në Kesvik disa vite më parë:
Ju të rinj, jini të interesuar sa të doni për Jezus Krishtin, sepse nëse nuk jeni entuziast kur jeni të rinj dhe në të njëzetat – oh! ju do të jeni bajate kur të arrini të dyzetat. Po, po! Sinqerisht, do të parapëlqej rrezikun e të qenit më tepër se duhet entuziast e cila mund të të largojë nga udha e drejtë, sesa të kem kujdes të vazhdueshëm që shkon në varr përpara se të kesh vdekur{{3}}.
Unë besoj se nëse Bibla është e vërtetë dhe nëse shpengimi është për ty kaq madhështor, atëherë ata që janë fanatikë për Jezusin janë ata që kanë të drejtë.
[previous][next][[1]]Mackay, W. Mackintosh, The Men Whom Jesus Made, London: Hodder and Stoughton, 1924, fq. 187.[[1]] [[2]]Elisabeth Elliot, Shadow of the Almighty, New York, NY: Harper and Brothers, 1958, fq. 58-59.[[2]] [3[]]Peshkopi Taylor, John, The People and the King (Living in Hope), Bromley, Kent, England: STL Books, n.d., fq. 98.[[3]]