Mësimi 57 | PËRFUNDIMI
Deri tani kemi studiuar disa prej elementeve kryesore të dishepullimit të krishterë. Vini re se thashë «disa». Ka akoma më shumë. Libri i vetëm i plotë mbi këtë temë është Dhiata e Re.
Nuk mjafton të kemi njohuri në kokë mbi përmbajtjen e këtij libri. Këto [parime] duhet të ushqehen në jetën e dishepullit. Ai duhet ta jetojë të folurit. Ai duhet ta vërtetojë se është një ndjekës i devotshëm i Zotit Jezus. Të tjerët duhet të shohin Jezusin në të.
Është e rëndësishme edhe diçka tjetër. Një këshillues duhet ta vërë dishepullin e tij përpara formave të ndryshme të shërbesës së krishterë. Dishepulli, nga ana tjetër, duhet të jetë i gatshëm që të shkojë me mësuesin e tij dhe të shohë se si u dëshmon ai të pashpëtuarve, se si i mëson të krishterët, se si e shpall ungjillin, se si i këshillon ata që kanë nevojë për drejtim, se si organizon një martesë dhe një funeral dhe se si i viziton të sëmurët. Në kuptimin ideal një dishepull do të mësojë se si të kryejë gjithçka që mund t’i kërkohet të bëjë një plaku në kishën lokale.
Apostulli Pal tha:
Pra, natyrisht, ne shpallim Krishtin! Ne paralajmërojmë këdo që takojmë dhe mësojmë këdo që mundemi, gjithçka që ne dimë për të, që ta paraqesim çdo njeri në pjekurinë e tij të plotë në Krishtin. Pikërisht për këtë punoj dhe mundohem, me gjithë forcën që më jep Perëndia (Kol. 1:28), Versioni Filips).
Duke thënë këtë ai ka lënë për ne një tablo të shkëlqyer të një dishepulli në veprim.
Po e mbyllim me disa sugjerime kuptimplota që çdo dishepull bën mirë t’i gërshetojë në modelin e jetës së tij.
- Praktiko një vepër të rastësishme mirësie dhe një vepër të pandjenjë bukurie çdo ditë. Kjo mund të hap mundësi të mrekullueshme për dëshmi.
- Fol një fjalë inkurajimi çdo ditë. Dikush ka nevojë për të.
- Mos u anko. Nëse lexon 1 Korintasve 10, do të shohësh se Perëndisë nuk i pëlqejnë ankesat.
- Lutu që, ashtu si Endrju Bonar (Andrew Bonar), do të «lodhesh mirë deri në fund». Mos shpërthe në skenën e krishterë si një qiri romak, e më pas të shuhesh në hi që pakësohet.
- Ji i gëzueshëm. Zoti do të të falë për këtë. Franc Xhosef Hejdni (Franz Joseph Haydn) tha: «Perëndia më dha një zemër të gëzueshme. Me siguri Ai do të më falë nëse i shërbej gëzueshëm». A nuk tha psalmisti: «I shërbeni Zotit me gaz».
- Nëse bën një premtim, mbaje. Nëse nuk e ke seriozisht, mos e bëj.
- Mos refuzo kurrë një shtytje të brendshme për të bërë diçka të mirë. Bëje shpejt.
- Ji falënderues. Numëro bekimet. Do të çuditesh me atë që ka bërë Zoti për ty.
- Mos e harxho kohën kot. Ji i zënë për Zotin.
- Vizito të sëmurët, të moshuarit dhe ata që vajtojnë. Thjesht prania jote atje do të thotë që kujdesesh.
- Jeto çdo ditë në dritën e gjyqit të Krishtit. Nesër ne do të jemi atje; ne thjesht nuk e dimë se cila e nesërme.
- Vër një roje para buzëve. Ji një dëgjues i mirë. Mund të habitesh se sa shumë do të mësosh.
- Mos u përpjek të jetosh jetët e të tjerëve. Hiq dorë si administrator i përgjithshëm i universit.
- Mos i reklamo dhimbjet dhe mundimet e tua. Çdo njeriu i mjaftojnë ato të tijat.
- Përpiqu të shohësh Krishtin në besimtarët e tjerë. Kjo të ndihmon të formosh një qëndrim të mirë ndaj atyre.
- Trego një interesim të perëndishëm për djemtë dhe vajzat, për fëmijët. Jezusi i do ata.
- Lëre prirjen natyrale dhe ji shok me ata që kanë aftësi të kufizuara mendore dhe fizike. Çdonjëri prej tyre është i veçantë dhe i çmuar për Zotin.
«Dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë dëshmitarëve, besojua njerëzve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë» (2 Tim. 2:2).
Material shtesë për temat e diskutuara në këtë manual mund të gjendet në librat e mëposhtëm nga i njëjti autor:
Dishepullimi i vërtetë; Urdhërimi i harruar; Ji i shenjtë
Krishti e deshi kishën; Zemra ime, jeta ime, gjithçka imja
Njëherë në Krishtin, në Krishtin përgjithmonë;
Broshura:
Mendo për të ardhmen tënde; Zot, më thyej
Dita kur Jezusi erdhi në shtëpinë time;
Rendja pas hijeve; A ia vlen të lutesh?
Beqaria—një perspektivë për meshkujt
[previous][next]