Mësimi 49 | Shërbesa e Krishterë
Publiciteti është zakonisht një gjë e keqe në punën e Zotit. «Dhe a kërkon ti gjëra të mëdha për vete? Mos i kërko» (Jer. 45:5). Krishti nuk e bëri këtë.
Përse i kaloi Biri i Perëndisë gjithë ato vite në punishten e një marangozi? Përse nuk vizitoi Romën dhe Athinën dhe Aleksandrinë dhe të mbante leksione në qendrat më të mëdha të botës? Dhe përse e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij tokësore si një zdrukthëtar. Kjo nuk shkon me kompjuterat tanë të vegjël në këtë epokë epokë komunikimi të marrosur pas publicitetit ku njerëzit do të bëjnë gjithçka nën diell për të përfunduar në faqen e parë dhe për të dalë në televizion…. Ne do të donim që Zoti ynë të kishte ardhur në tokë i rritur, si dikush që do të udhëtonte nëpër botë, si një lektor universiteti. Mendoni se çfarë do të kishte bërë për Të media e shkruar! Por në vend të kësaj, kur Ai kreu një mrekulli, Ai tha: «Mos i thoni njeriu». Vëllezërit e nxitën që të dilte nga vendet e fshehura dhe të shkonte në bulevard. Atij i duhej një agjent i mirë shtypi! Ai bëri mrekulli dhe nuk i reklamoi ato kurrë. Sot ne i reklamojmë, por nuk mund t’i bëjmë (Vance Havner).
Kur fuqia shihet si një «gjë e madhe», ne duam që vëmendja të tërhiqet mbi atë që ne kemi bërë. Ne ngremë tabela dhe drejtojmë fushata reklamimi duke u përpjekur furishëm për të treguar se ne jemi të rëndësishëm. E vetmja gjë me të cilën nuk mund të pajtohemi është që kjo vepër e madhe e Perëndisë (dhe ne vetë) që ecim pa vënë re (Richard Foster).
Në librin e tij «Krishti dhe media», Malkolm Magërixhi sugjeron se nëse Krishti do të përjetonte tundimin në shkretëtirë sot, Satani do të shtonte një tundim të katërt, pra, që Krishti të dilte në një televizion kombëtar. Në librin «Jezusi, njeriu që jeton» ai shkruan:
Supozoni se Jezusit i duhej të hidhej nga një prej majave më të larta të tempullit duke e ditur me siguri se Perëndia do të dërgonte engjëjt e Tij për të siguruar që Atij nuk do t’i ndodhte asgjë e keqe. Çfarë lajm sensacional do të sillte kjo! Tituj kryesor në të gjitha gazetat, histori në të gjitha rrjetet televizive, të gjithë duke shkuar në Jerusalem për të intervistuar Njeriun që kërceu nga maja e tempullit pa u vrarë. Jezusi do të kërkohej shumë gjithandej; një audiencë ndërkombëtare e gatshme për të dëgjuar një fjalë nga Ai; Herodi i interesuar, Pilati gjithashtu dhe ndoshta edhe vetë perandori Tiber. E gjithë kjo jo për të reklamuar Jezusin – jo, aspak, por të sigurohej që fjalët e Tij të kumbonin përmes perandorisë së madhe romake dhe jo thjesht të preknin një grup fundërrinash në Galile{{1}}.
C. A. Koates (C. A. Coates) paralajmëron kundër rreziqeve të publicitetit në punën e Zotit:
Në momentin që ne duam të nxjerrin në pah veten ne kemi gabuar dhe nuk jemi në akord me karakterin e tanishëm të shërbesës. Zoti u zmbraps para publicitetit; kjo është shumë prekëse për shkak se është kaq e kundërt me atë që jemi prej natyre. Ne e pëlqejmë natyrshëm publicitetin, por Zoti në pesë a gjashtë raste në ungjillin sipas Markut i urdhëron qartë ata që u shëruan që të mos flisnin për këtë gjë. Ne duhet të vazhdojmë të kënaqur për mundësitë e vogla që mund të na caktohen për shërbesë dhe të mos dëshirojmë asnjë grimë publicitet. Publiciteti është një gjë tepër dëmtuese; ai ka nevojë për shumë hir nëse Zoti e lejon, siç bën me disa. Sa më e madhe të jetë shkalla e publicitetit, aq më e madhe është nevoja për shërbëtorin që të ruajë dëshirën për të qëndruar i panjohur – për anijet e vogla që të rrinë larg fushëpamjes – që të bëjë punën e tij dhe të mos flasë për të apo që të tjerët të flasin për të. Shërbëtori i vërtetë e kryen punën e tij dhe nuk dëshiron që të flitet për këtë; ai dëshiron që të vazhdojë me të{{2}}.
Është interesante të përmendim se në gurin e varrit të Darbit janë shkruar fjalët: «Si të panjohur, por të njohur». Ai është i njëjti që tha: «Kjo është vepra e Perëndisë. Njeriu duhet të fshihet dhe Perëndia të lavdërohet. Publiciteti në gjërat e Zotit nuk është mirë».
Gjon Pagëzori nuk kërkoi publicitet. Ai hodhi poshtë çdo madhështi. Ai nuk ishte i denjë që të lidhte lidhëset e sandaleve të Mesias. Ai ishte thjesht një zë, që thërriste në shkretëtirë.
Këtë nuk e bënë as apostujt. Në praninë e Zotit të tyre ata e panë veten si një tufë fillestarësh të ngathët e të paaftë. Pali tha: «Sa për mua, kurrë mos qoftë që unë të mburrem, veçse për kryqin e Zotit tonë Jezus Krisht, nëpërmjet të cilit bota më është kryqëzuar edhe unë botës» (Gal. 6:14).
Publiciteti e hedh dritën mbi personin e gabuar. Dekreti i Perëndisë është që Shpëtimtari të ketë parësinë në çdo gjë. Vetëm Ai është i denjë për qendrën e vëmendjes. Vetëm para Tij do të përkulet çdo gju kur çdo gjuhë ta rrëfejë Atë Zot.
Publiciteti shkakton xhelozi midis punëtorëve të tjerë. Ai fillon garën e një njeriu mbi të tjerët, ku punëtorët përpiqen t’ia kalojnë njëri-tjetrit për shpirtra të shpëtuar, për auditorë të mbushur dhe për para të mbledhura.
Perëndia nuk do ta ndajë lavdinë e Tij me dikë tjetër (Isa. 42:8). Për më tepër Ai do të errësojë krenarinë e lavdisë njerëzore (Isa. 23:9, shih Versionin e Autorizuar). Çdo dishepull që lakmon titujt e parë në gazeta, e fut veten në rrugën e turpit dhe poshtërimit. Publiciteti e ekspozon dikë para sulmeve satanike.
Gjithnjë ekziston ai rreziku i madh kur një njeri apo puna e tij bëhet e shquar. Le të jetë i sigurt se Satani po arrin qëllimin e tij kur vëmendja tërhiqet drejt diçkaje apo dikujt tjetër përveç Zotit Jezus. Një punë mund të nisë me thjeshtësinë më të madhe të mundshme, por për mungesë të vigjilencës të shenjtë e frymërore nga ana e punëtorit, ai vetë ose rezultatet e punës së tij mund të tërheqin vëmendje të përgjithshme dhe ai mund të bjerë në lakun e djallit. Synimi i madh dhe i pareshtur i Satanit është të çnderojë Zotin Jezus. Dhe nëse ai mund ta bëjë këtë përmes asaj që konsiderohet se është shërbesë e krishterë, ai ka arritur përkohësisht fitoren më të madhe (C. H. Macintosh).
Është tunduese për njerëzit që të zmadhojnë të vërtetën, që të bëjnë pohime të tepruara.
Më lejo të shërbej në një sferë të përulur;
nuk kërkoj diçka tjetër,
jam i kënaqur të mbush një vend të vogël
nëse Perëndia lavdërohet. (Anonim)
Lutja e Çarls Ueslit duhet të jetë edhe e jona.
Mos e lër kurrë botën të futet;
Ngri një humnerë të madhe në mes.
Më mbaj të vogël dhe të panjohur,i çmuar dhe i dashur vetëm nga Perëndia.
[previous][next][[1]]Cituar nga Money, Sex, and Power, Ronald Sider, San Francisco: Harper & Row, 1985, fq. 180.[[1]] [[2]]Coates, C. A., An Outline of Mark’s Gospel and Other Ministry, Sussex, England: Kingston Bible Trust, 1964, fq. 30.[[2]]