Ligji islamik dënon viktimën

Si e ndëshkon ligji islamik femrën e dhunuar [Fragment]
nga Hasan Mahmud

Në 30 tetor, 2008, Kombet e Bashkuara e dënuan vrasjen me gurë të Aisha Duhulovës, një vajze 13 vjeçare që ishte dhunuar nga një bandë dhe që më pas ishte dënuar me vdekje nga një gjykatë sheriati për kurvëri (Zina). Ajo bërtiti dhe u lut për mëshirë, por kur disa anëtarë të familjes u përpoqën që të ndërhynin, u dëgjuan disa të shtëna nga milicia islamike dhe një foshnjë u vra.

Gjykatat lokale të sheriatit në Bangladesh i ndëshkojnë rregullisht vajzat e mitura dhe gratë e përdhunuara duke i fshikulluar dhe rrahur ato me këpucë[1]. Raste të ngjashme kur ndëshkohen femrat e dhunuara janë shteti Mina, shteti Bibi dhe shteti Bahadur[2]. Gjykatat e sheriatit në Pakistan kanë ndëshkuar mijëra femra të dhunuara me burgim afatgjatë[3].

Ju mund të mendoni se një barbari e tmerrshme si kjo nuk mund të jetë ligji i vërtetë i sheriatit; që ky është një keqpërdorim i ligjit nga klerikë injorantë. Fatkeqësisht, asnjë prej këtyre nuk është e vërtetë.

Ka një dinamikë gjurmuese në ligjin e sheriatit që çon në një barbari të tillë. Dhe nëse nuk i braktisim këto ligje nuk do të jemi kurrë në gjendje që të dalim nga kjo barbari. Ishte një gabim trashanik që juristët myslimanë e përfshinë përdhunimin në paragrafin hududi të ligjit islamik që trajton vrasjen, cenimin e trupit, apostazinë, konsumin e pijeve alkoolike, shpifjen, vjedhjen, kurorëshkeljen dhe plaçkitjen në rrugë. Por cilido që do të përpiqej për t’i ndryshuar këto ligje do të përfundonte me kokën pas murit. Maududi, ati themelues i islamit politik modern, pohon se edhe nëse të gjithë myslimanët e botës së bashku do të donin që të bënin ndryshimin më të vogël të këtyre ligjeve, ata nuk do të lejoheshin ta bënin një gjë të tillë[4].

SHËNIME:
[1] «Ylli i Përditshëm» në 4 prill, 2006.
[2] «Ligji i përdhunimit në shoqëritë islamike» nga Julie Norman, Konferenca e 6-të Vjetore e CSID-it.
[3] Raport vjetor nga Komisioni amerikan mbi lirinë fetare në botë, Maj 2004 – Ref – Komisioni kombëtar për statusin e grave në Pakistan.
[4] Ligji islamik dhe kushtetuta – faqe 140.

http://www.frontpagemag.com/Articles/Read.aspx?GUID=5F848189-A45F-46C8-B02A-A8376AB4C512

Lini një koment