Loja e kartës së fariseut

Loja e kartës së fariseut [Fragment]

Unë jam quajtur një farise aq shumë, sa nuk më kujtohen. […] Unë drejtoj një “talk show” në një radio të krishterë konservatore. I mbroj publikisht mësimet dhe praktikat e Kishës historike. Gjithashtu unë nxjerr në pah mësimet dhe praktikat e rreme brenda Kishës sot. Vetëm për këto arsye, disa besojnë se unë meritoj të quhem një farise.

Por nuk jam vetëm. Sot, etiketa «farise» u vendoset shumë të krishterëve si mua – ndoshta ju jeni një nga ata. Ne jemi të krishterë që e duam fort Fjalën e perëndisë, kredot historike të Kishës, rrëfimet dhe praktikat. Kur shohim që Kisha i braktis këto gjëra për të ndjekur modën dhe argëtimet më të fundit, ne vajtojmë. Kur shohim që vetë Ungjilli lihet mbrapa pas nxitimit të Kishës për të imituar kulturën popullore, ne trishtohemi. Dhe kur e vëmë në dyshim maninë e Kishës për frymën e kësaj epoke, ne etiketohemi farisenj.

«Letra e racës» është një term politik i artit që u bë i famshëm gjatë garës presidenciale të vitit 1988 midis George H. W. Bush dhe Michael Dukakis. Në politikën presidenciale të sotme, kemi edhe «kartën e gjinisë». Letrat e Racës dhe të Gjinisë nuk kanë si qëllim të ngrenë çështjet e ligjshme që kanë të bëjnë me racën apo gjininë. Në vend të kësaj, Letrat e Racës dhe të Gjinisë janë të dyja taktika politike që shfrytëzojnë ndarjet gjinore dhe raciale midis votuesve, dhe i drejtohen stereotipeve raciale dhe gjinore.

Ashtu si Letrat e Racës dhe të Gjinisë, Letra e Fariseut nuk ka si qëllim të ngrejë një çështje të ligjshme të doktrinës apo praktikës. Për më tepër, Letra e Fariseut përdoret për ta diskredituar dikë duke lënë të kuptohet se ai është i ngushtë, i ashpër dhe pa dashur – një farise.

Përse Jezusi i dënoi aq shpesh farisenjtë? A ishte ngaqë (siç supozojnë ata që luajnë letrën e fariseut) farisenjtë ishin puristë doktrinorë ultra-konservatorë, pa aspak dashuri për të humburit? Jo.

A ishin farisenjtë të interesuar për pastërtinë doktrinore?

Letra e Fariseut luhet kundër të krishterëve që janë të interesuar për pastërtinë doktrinore. Kur përdoret në këtë mënyrë, Letra e Fariseut ka si qëllim ta diskreditojë puristin doktrinor dhe t’ia mbyllë gojën për çdo dyshim tjetër në lidhje me mësimet e rreme. Kjo funksionon bukur. Ata që e luajnë Letrën e Fariseut e dinë se shumë të krishterë do të parapëlqejnë të vuajnë në heshtje nën mësimin e rremë, sesa të hapin gojën dhe të rrezikojnë të etiketohen një farise.

Problemi i vetëm është, Jezusi nuk i fajësoi kurrë farisenjtë sepse ishin puristë të doktrinës. Ai i fajësoi ata sepse ishin mësues të rremë, të cilët e braktisën të vërtetën e Fjalës së Perëndisë në favor të fjalës së gabuar të njeriut (Mateu 16:11-12; 15:1-9; Marku 7:6-13).

Të krishterët që kërkonin pastërti doktrinore Jezusi i quajti «dishepuj», jo «farisenj». «Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë» (Gjoni 8:31-31). Në fakt, ata të krishterë që kërkojnë pastërti doktrinore janë në të vërtetë duke ndjekur shembullin e Jezusit, të Palit dhe të Apostujve të tjerë (Mateu 7:15); shih edhe Mateu 24:10-11; Marku 9:42 dhe 2 e Korintasve 15:5 dhe 1 Thesalonikasve 5:21 dhe 1 Timoteut 4:16; 6:3-4; Titit 1:7-9; 2:1, 7-8 dhe 1 Gjonit 4:1 dhe 2 Pjetrit 3:17).

http://issuesetc.org/?p=4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *