Mburoja njerëzore në Gaza

Buletini i PMW-së: Viktimat e Gazës përshkruajnë se si përdoren si mburoja njerëzore nga Hamasi [Fragment]

Monitorimi i Medias Palestineze (PMW)

Anëtarët e një familje në Gaza, ferma të cilëve u kthye në një «fortesë» nga luftëtarët e Hamasit, kanë raportuar se nuk ishin në gjendje për ta ndaluar Hamasin që t’i përdorte ata si mburoja njerëzore. Ata i thanë gazetës së përditshme të Autoritetit Palestinez zyrtar se për shumë vjet Hamasi i ka përdorur pronat dhe shtëpitë e tyre si pika ushtarake nga ku të lëshonin raketa në Izrael, të gërmonin tunele dhe të futnin armë. Sipas viktimave, ata që përpiqeshin të kundërshtonin do të qëlloheshin në këmbë nga Hamasi.

Më poshtë kemi fragmente nga artikulli i së përditshmes zyrtare «Autoriteti i Palestinës», Al-Hayat Al-Jadida:

«Familja Abd Rabbo qëndroi e qetë ndërsa luftëtarët e Hamasit e kthyen fermën e tyre në rripin e Gazës në një fortesë. Në këto momente ata po presin ndihmën e premtuar nga lëvizja [e Hamasit], pasi Izraeli e bombardoi fermën dhe e ktheu në gërmadha….

Kodra ku jeton familja Abd Rabbo mund të shihet nga sipër qyteti izraelit Sderoti, një fakt që e ktheu atë në një pozicion ushtarak ideal për luftëtarët palestinezë, nga ku ata kanë lëshuar qindra raketa drejt Izraelit jugor gjatë këtyre pak viteve të fundit. Disa nga anëtarët e familjes Abd Rabbo përshkruan se si luftëtarët gërmuan tunele nën shtëpitë e tyre, magazinuan armë në fusha dhe lëshuan raketa nga oborri i fermës së tyre gjatë natës.

http://www.imra.org.il/story.php3?id=42598

[KOMENT NGA THIRRJA E BEREASVE: Shtypi që raporton nivelin e viktimave civile në Gaza shpesh e lë pas dore përfshirjen e këtij informacioni].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *