Më shumë mbi evolucionin si një fe

[KOMENT NGA THIRRJA E BEREASVE: Madje dhe shekullarët pranojnë se shumë që e besojnë evolucionin e trajtojnë atë nga aspekti i besimit fetar]

Përdorimi i fesë për të ndërprerë debatin mbi evolucionin [Fragment]

Evolucioni iu kthye titujve kryesore, ndërsa Bordi Shtetëror për Edukimin në Teksas votoi 13-2 për të kërkuar nga studentët që «të analizojnë dhe vlerësojnë» konceptet kryesore evolucionare si prejardhja e përbashkët, seleksionimi natyror dhe mutacionet, si edhe duke adoptuar një standard të mendimit kritik, duke u bërë thirrje studentëve që «të kritikojnë» dhe të ekzaminojnë «të gjitha anët e evidencave shkencore».

Vota ishte një humbje për mbrojtësit e evolucionit, të cilët i bënë presion Bordit që ta heqin gjuhën «të analizojnë dhe vlerësojnë» nga standardet e evolucionit dhe të largojnë standardin e përgjithshëm të mendimit kritik.

Në mënyrë tipike evolucionistët e nxjerrin veten si kampionët e arsyes laike kundrejt paragjykimit [besëtytnisë], por në Teksas ata u përpoqën që të futin në debat fenë në çdo radhë.

Vërtet, këtë javë që kaloi ata nuk mund të rrinin pa folur për fenë. Ata u mburrën për aftësitë e tyre kredenciale si mësues të shkollës të së dielës [takimi i fëmijëve] dhe si pleq kishash. Ata cituan nga Bibla dhe iu drejtuan teologjisë. Dhe, sigurisht, ata e sulmuan besimin fetar të oponentëve të tyre, duke i quajtur ata fondamentalistë fetarë.

Në kontrast me këtë, mbështetësit që mësojnë [pikat] «e forta dhe të dobëta» të evolucionit u përqendruan kryesisht mbi shkencën, jo mbi fenë. Madje ata kishin një varg biologësh me doktoratë dhe mësuesish të shkencës që dëshmuan para Bordit të Edukimit skepticizmin shkencor të tyre mbi pjesët kyç të teorisë moderne evolucionare.

Profesori i biologjisë Wade Warren dëshmoi për sfidat që i ngriheshin teorisë së evolucionit nga ADN-ja, nga të dhënat e fosileve dhe nga fiziologjia e qelizës. Mikrobiologu Donald Ewert, që një pjesë të madhe të karrierës kërkimore e kaloi në Institutin me prestigj «Wistar» në Filadelfia, diskutoi limitet e asaj që mund të tregojë biologjia eksperimentale për fuqinë e seleksionimit natyror për të prodhuar ndryshime evolucionare të mëdha.

Por dëshmia më dramatike u dha nga Sarah Hicks, e cila e fitoi doktoratën e saj në biologjinë dhe ekologjinë evolucionare nga Universiteti «Rice». Hicks përshkruan kërcënimin – dhe frikën – që përjetoi si studente aspirante [afër diplomimit] kur një student tjetër që shprehu skepticizëm për një pjesë të teorisë evolucionare u detyrua që të largohej nga programi.

http://newsweek.washingtonpost.com/onfaith/guestvoices/2009/03/using_religion_to_suppress_debate_on_evolution.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *