Rice i bën thirrje Izraelit që të ndajë Jerusalemin [Fragment]
JERUSALEM – Sekretarja e shtetit amerikan, Condoleezza Rice, pas një vizite në rajon sot, i ka bërë thirrje Izraelit që të nënshkruajë një dokument deri nga fundi i vitit që do ta ndajë Jerusalemin duke u ofruar palestinezëve një shtet në kryeqytetin e Izraelit si dhe në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, sipas burimeve të larta diplomatike të përfshira në bisedime.
Përfaqësuesit e Izraelit, të drejtuar nga kryeministri Ehud Olmert, kanë qenë duke negociuar ndarjen e Jerusalemit – pavarësisht pohimeve të kundërta – por do të përfundojnë një marrëveshje të shkruar nga fundi i vitit që do t’u japë palestinezëve një shtet në Bregun Perëndimor, në Gaza dhe disa territore izraelite, duke e lënë rastin e Jerusalemit për një datë më të vonë….
Burimet thanë se grupi palestinez ka kërkuar me të madhe që një marrëveshje mbi të gjitha çështjet kryesore të arrihet deri në janar, duke përfshirë Jerusalemin, dhe i bërë një peticion Shteteve të Bashkuara që t’i bëjnë presion Izraelit për të nënshkruar një marrëveshje me shkrim ku t’u jepet palestinezëve Jerusalemi lindor.
Rice, thanë burimet, u ka kërkuar drejtuesve izraelitë që t’i nënshtrohen asaj që Shtetet e Bashkuara i referohen si një «pozicion kompromisi», duke arritur në një marrëveshje midis Izraelit dhe Palestinës nga fundi i vitit ku palestinezëve do t’u garantohen pjesë të Jerusalemit. Por Izraelit nuk do t’i kërkohet që të tërhiqet nga Jerusalemi deri në një periudhë prej një deri në pesë vjet.
Burimet diplomatike thanë që plani është se me të jetë arritur një marrëveshje me shkrim midis Izraelit dhe Palestinës deri në janar, Bush do të lëshojë një dokument zyrtar ku do të garantohet se Shtetet e Bashkuara e mbështetin konkluzionin e dokumentit.
Çdo marrëveshje me shkrimi midis Izraelit dhe Palestinës është përfundim i procesit që filloi në konferencën e nëntorit të kaluar në Annapolis të Shteteve të Bashkuara, që kërkon të krijojë një shtet palestinez, të paktën në letër, para se Bush të lërë postin.
[THIRRJA E BEREASVE: Sikurse Dave Hunt e ka vënë në pah në numrat e kaluar të buletinit Thirrja e Bereasve: «Madje edhe kisha ka harruar se Perëndia i Biblës është «Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit» (Eksodi 3:15, 16) si dhe 11 herë të tjera). Pavarësisht se çfarë mendon dikush për judenjtë, Perëndia i ka zgjedhur ata si «një popull [të] i veçantë për të, midis tërë popujve që ndodhen mbi faqen e dheut» (Ligji i Perterire 7:6), «si bebja e syrit të tij» (Ligji i Perterire 32:10; Vajtimet 2:18; Zakaria 2:8). Ai u dha atyre vendin e Kanaanit «nga përroi i Egjiptit deri në […] lumin e Eufratit» (Zanafilla 15:18) që të jetë «në pronësi për gjithnjë» (Zanafilla 17:7, 8 dhe 1 i Kronikave 16:16-18 etj.), duke premtuar se fundi i mëvonshëm i Izraelit do të jetë më mirë se fillimi i tij (Eze. 36:8-38; 37:21-28 etj.) dhe se ai nuk do të pushojë kurrë së qeni një komb (Jer. 31:35, 36). Ai shpalli se toka e Izraelit ishte toka e Tij për gjithnjë për të mos u shitur (Lev. 25:23) dhe se të gjitha kombet do të dënoheshin për ndarjen e tokës së Tij (Joeli 3:2). Kjo është Fjala e Perëndisë!