Në qoftë se ju do t’i kishit besuar Moisiut

«Sepse në qoftë se ju do t’i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua. Por në qoftë se ju nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t’u besoni fjalëve të mia?» (Gjoni 5:46-47).

Ky qortim i mprehtë nga Jezusi drejtuar udhëheqësve judenj që po kërkonin një rast për ta ekzekutuar Atë erdhi si një pikë kulmore e një mesazhi të gjatë mbas mrekullisë së Tij në pellgun e Betesdas. Këta judenj tregonin gjithmonë një besnikëri të madhe ndaj mësimeve të Moisiut në Pentateuk, kështu që Jezusi nxori në pah se kjo ishte hipokrite, përderisa Moisiu «shkroi për mua» – mirëpo ata refuzuan që «t’u besoni[n] fjalëve të mia».

Ka shumë intelektualë «të krishterë» sot që janë […] të përfshirë në një hipokrizi akoma më të madhe, duke pohuar se besojnë në Krishtin ndërkohë që i refuzojnë mësimet e qarta të Zanafillës dhe në librat e tjetër të Moisiut. Zoti Jezus, për shembull, mësoi se që «në fillim të krijimit, Perëndia i bëri mashkull dhe femër» (duke cituar Zanafilla 1:27 dhe, gjithashtu që, për këtë arsye, «njeriu do ta braktisë babanë e tij dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm» (duke cituar Zanafilla 2:24). Por këta të krishterë komprometues ngulin këmbë se Ai ishte duke cituar nga dy shpjegime kontradiktore për krijimin dhe, gjithashtu, që burrat dhe gratë ishin atje jo në «fillim» të krijimit, por erdhën mbas rreth 4.5 miliard vjetësh mbas krijimit të tokës dhe rreth 15 miliard vjet mbas fillimit të kozmosit.

Gjithashtu Zoti mësoi se Përmbytja e Zanafillës ishte globale dhe katastrofale (Luka 17:26-27), ndërsa komprometuesit argumentojnë se ishte ose lokale ose e qetë ose të dyja. Gjithashtu ata kërkojnë përgjithësisht që t’i mohojnë me të ashtuquajtura shpjegime mrekullinë e ndarjes së Detit të Kuq, bukën e përditshme nga qielli si edhe mrekulli të tjera të fuqishme të regjistruara në librat e Moisiut. Duke e refuzuar Moisiun dhe mësimet e tij për turp të tyre, si mund t’i besojnë ata vërtet Krishtit kur i refuzojnë fjalët e Tij?

–Henry M Morris

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *