Drejtuesi i kishës episkopale ka lëshuar një mesazh pashke që mund të konsiderohet i respektueshëm, por një ekspert sugjeron se është i mangët në disa aspekte.
Jeff Walton nga Instituti mbi Fenë dhe Demokracinë ndjek ngjarje të kishës anglikane. Ai thotë që deklarata nga peshkopja drejtuese Katharine Jefferts Schori përmban gjuhë të ngjashme me atë të krishterëve dhe ai është i kënaqur që ajo tërheq vëmendjen ndaj vuajtjeve të kishës në vende si Pakistani.
Nga ana tjetër, Walton thtoë, “Schori duket se e identifikon Trupin e ringjallur të Krishtit, jo vetëm si kishën në njërin kuptim, por ndoshta sikur kjo t’i referohej vetëm kishës. Dhe ka mundësi ta lexosh këtë mesazh dhe të nxjerrësh që ajo nuk po i referohet ringjalljes si një ngjarje e fjalëpërfjalshme, fizike, por si një kuptim alegorik për mesazhin dhe misionin e Krishtit të rilindur përmes kishës”.
Për tradicionalistët, të krishterët që besojnë doktrinën e pranueshme, kjo përbën një shqetësim të madh.
“Besimi ynë do të ishte që vdekja dhe ringjallja e Krishtit janë më se të fjalëpërfjalshme, shton Walton. “Dhe ndonëse anëtarë të ndryshëm të kishës shërbejnë si trupi i Krishtit deri diku, kemi gjithashtu një ringjallje të fjalëpërfjalshme që ndodh”.
Pra Schori ka mundësi se është duke e përshkruar ringjalljen si një koncept dhe jo një realitet, por gjithashtu është e mundshme që ajo është duke e mënjanuar paksa ringjalljen fizike të Krishtit. Si një anglikan, Walton thotë se kuptimi i tij është se “nuk është diçka që ndodh në natyrë. Ajo [ringjallja fizike] është një akt i mbinatyrshëm dhe një rast ku Perëndia e fut veten direkt në ekzistencë njerëzore për të ringjallur Jezus Krishtin”.
http://onenewsnow.com/church/2014/04/11/church-leader-delivers-confused-message-on-resurrection
[KOMENT NGA THIRRJA E BEREASVE: Nën frymëzimin e Frymës së Shenjtë, Luka shkroi: “Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë: “Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve? Ai nuk është këtu, por është ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende në Galile” (Luka 24:5-6)].