Përndjekje

Ka premtime në fjalën e Perëndisë që nuk duken shumë si premtime për disa njerëz. Për shembull, premtimi: «Të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen». Kjo do të thotë se të gjitha ata, qëllimi i të cilëve ne zemrat e tyre është që të jetojnë jetë të perëndishme në këtë botë të tanishme do të pësojnë (me patjetër) përndjekje, siç ndodhi me Zotin e tyre. Ndoshta ne mendojmë për vargje të tilla dhe mendojmë se ato duan të thonë diçka ndryshe: ndoshta diçka të tillë si, «Dhe të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të vlerësohen për mirësinë e tyre dhe do të shpërblehen me aprovim, shëndet të mirë dhe pasuri». Këtu kemi deklaratën e Palit drejtuar filipianëve që thotë: «Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit, jo vetëm që të besoni në të, por edhe të vuani për të». Ndoshta ne do të ishim më të rehatshëm nëse në të do të shkruhej: «Sepse juve ju është dhënë […] jo vetëm që të besoni në të, por edhe që të bekoheni me shëndet, pasuri dhe mirëqenie». Por nuk thotë kështu; vargu thotë atë që thotë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *