Njerëzit na thonë se predikimi ynë duhet të jetë pozitiv dhe jo negativ, që ne mund ta predikojmë të vërtetën pa sulmuar gabimin. Por nëse ndjekim këtë këshillë ne duhet ta mbyllim Biblën dhe t’i braktisim mësimet e saj. Dhiata e Re është libër polemik pothuaj që nga fillimi në fund.
Disa vite më parë ishte në shoqërinë e disa mësuesve të Biblës në kolegjet dhe institucionet e tjera arsimore të Amerikës. Një nga profesorët teologë më të shquar të vendit mbajti një fjalim. Në të ai pranoi se ka polemika të pavend rreth doktrinës në Letrat e Palit; por, tha ai në fakt, thelbi i vërtetë i mësimeve të Palit gjendet në himnin e dashurisë së krishterë në kapitullin e trembëdhjetë të Letrës së Parë të Korintasve; dhe ne mund ta shmangim polemikën sot, nëse vetëm do t’ia kushtojmë vëmendjen kryesore atij himni frymëzues.
Si përgjigje, unë jam i lidhur të them se ky shembull ishte zgjedhur jo këndshëm. Ai himn për dashurinë e krishterë gjendet në mes të një pjese të një polemike të madhe; ai nuk do të ishte shkruar kurrë nëse Pali do të ishte kundër polemikës me gabimin në Kishën. Ishte pikërisht për shkak të tronditjes brenda shpirtit të tij si pasojë e përdorimit të gabuar të dhuntive frymërore që ai ishte në gjendje të shkruante atë himn të lavdishëm. Dhe po kështu është gjithnjë në Kishën. Çdo shprehje vërtet e madhe e krishterë, mund të thuhet pothuaj, ka lindur nga polemika. Është pikërisht kur njerëzit janë bindur për të marrë një qëndrim kundër gabimit, që ata janë ngritur në lartësi vërtet të mëdha për të festuar të vërtetën.
–J. Gresham Machen (“Dituria e krishterë dhe mbrojtja e Dhiatës së Re” në: Çfarë është krishterimi?, fq. 132-133. Shiko, mbi po këtë çështje, Çfarë është besimi?, fq. 41-42; Krishterimi dhe Liberalizmi, fq. 17).