Kështu thotë ZOTI, që ka dhënë diellin për dritën e ditës dhe i ka dhënë ligje hënës dhe yjeve për dritën e natës, që e larton detin dhe i bën dallgët të uturijnë, emri i të cilit është ZOTI, i ushtrive. «Në qoftë se këto ligje do të binin përpara meje» thotë ZOTI, «atëherë edhe pasardhësit e Izraelit do të pushonin së qeni një komb përpara meje përjetë». Kështu thotë ZOTI: «Në qoftë se do të mund të mateshin qiejt lart; ose të hulumtoheshin themelet e tokës poshtë, atëherë edhe unë do t’i hidhja poshtë të gjithë pasardhësit e Izraelit për të gjitha ato që kanë bërë, thotë ZOTI» (Jeremia 31:35-37).
A vazhdojnë të ekzistojnë sot këto ligje? A vazhdon dielli të ndriçojë në qiell? A vazhdojnë të shfaqen hëna dhe yjet natën?
A nuk është e mrekullueshme që me tërë arritjet e shkencës dhe me tërë eksplorimet e hapësirës, dërgimin e këtyre udhëtarëve të hapësirës për të eksploruar sistemin planetar dhe madje përtej, prapëseprapë ne nuk kemi mësuar akoma se si të matim universin në të cilin jetojmë? Profeti thotë: «Vetëm në qoftë se do të mateshin qiejt lart dhe të hulumtoheshin themelet e tokës poshtë…». Ne nuk e kemi bërë asnjërën prej këtyre. Ne kemi gjetur teori, por askush nuk ka qenë në gjendje të eksplorojë në këtë fushë. Prandaj, Perëndia thotë:
«Në qoftë se do të mund të mateshin qiejt lart; ose të hulumtoheshin themelet e tokës poshtë, atëherë edhe unë do t’i hidhja poshtë të gjithë pasardhësit e Izraelit për të gjitha ato që kanë bërë, thotë Zoti» (cf. Jeremia 31:37, KJV).
Tani, ky është një premtim i mrekullueshëm. Perëndia e ka lidhur veten, përmes besnikërisë së Qenies së Tij dhe të Fjalës së Tij, që Izraeli do të ketë një vend në programin e tij për aq kohë që qiejtë dhe toka qëndrojnë. Perëndia nuk do t’i braktisë ata kurrë për aq kohë që dielli dhe hëna qëndrojnë në orbitat e tyre dhe për aq kohë që sfera e qiejve mbetet për t’u matur dhe pjesa e brendshme e tokës mbetet për t’u eksploruar.
— Raymond Stedman (5 tetor, 1917 – 7 tetor, 1992), pastor, shok klase në shkollën e Biblës me J. Vernon McGee