«Është e vërtetë se miliona njerëz e quajnë veten sipas emrit të Tij dhe i japin një lloj respekti simbolik Atij, por një provim i thjeshtë do të tregojë se sa pak nderohet Ai me të vërtetë midis tyre. Le të vihet në provë njeriu mesatar mbi pyetjen se kush ose çfarë është mbi të gjitha dhe pozicioni i vërtetë i tij/i saj do të dalë në shesh. Le të detyrohet që të bëjë një zgjedhje midis Perëndisë dhe parave, Perëndisë dhe njerëzve, midis Perëndisë dhe ambicieve personale, Perëndisë dhe vetes, Perëndisë dhe dashurisë njerëzore dhe Perëndia do të zërë vend të dytë në çdo rast. Këto gjëra të tjera do të lartësohen mbi të gjitha. Sado që njeriu të protestojë, prova është në zgjedhjet që ai bën ditë pas dite gjatë jetës së tij/saj».
A. W. Tozer, «Kërkimi i Perëndisë».