Rizgjim apo kthim në errësirë

Kisha emergjente: Rizgjim apo kthim në errësirë? [Fragment]

Roger Oakland

Gjërat e lashta dhe mistike

Duket se «kisha emergjente» është duke u shfaqur përsëri (ang. reemerging). Megjithëkëtë, në vend që të kthehet te Fjala e frymëzuar e Perëndisë sikurse e gjejmë në Dhiatën e Vjetër dhe të Re, qëllimi është të paraqesë përsëri një besim «të lashtë-të ardhshëm» të bazuar në ide, dogma, tradita dhe pikëpamje nga etërit e kishës katolike.

Gjatë disa viteve të kaluara kam patur mundësinë të udhëtoj në botë duke folur në vende të ndryshme dhe duke vizituar shumë kisha të vjetra që janë të errëta dhe mistike. Këto kisha janë themeluar nga kisha katolike ose ortodokse shumë shekuj më parë.

Në këto kisha unë kam vëzhguar ikona, statuja të Marias duke mbajtur në krahë foshnjën Jezus, Jezusin duke u varur në kryq, qirinj, relikte dhe statuja të «shenjtorëve». Ndërsa ka një theksim të madh mbi pamoren, ndijoren dhe mistiken, ka prova shumë të pakta që Bibla t’u jetë mësuar ndonjëherë njerëzve. Nëse po, nuk do të kishte një theks mbi takëme jashtëbiblike, mbi imazhe ekstra-ndijore, tinguj dhe aroma.

Më duket mua se «kisha emergjente» e erës së tanishme dhe kisha që doli mbasi u shkrua Dhiata e Re janë e njëjta [kishë]. Kujtoni fjalët e Palit të regjistruara në librin e Veprave: «Në fakt unë e di se, pas largimit tim, do të hyjnë midis jush ujqër grabitqarë, që nuk do ta kursejnë tufën, edhe vetë midis jush do të dalin njerëz që do të flasin gjëra të çoroditura që të tërheqin pas vetes dishepujt» (Veprat e Apostujve 20:29-30).

Ndërsa Rik Uorreni, Dan Kimballi dhe Dr. Robert Ueberi dhe të tjerë mund të jenë të emocionuar për «kishën emergjente» dhe drejtimin ku ajo po shkon tani, unë jam i shqetësuar se «kisha emergjente» mund të jetë, në fakt, një rishfaqje e asaj që tashmë ka ndodhur në historinë e kishës. Nëse ky model vazhdon prit t’i shohësh protestantët ungjillorë që të bëhen gjithnjë e më shumë si katolikët.

http://www.understandthetimes.org/commentary/c29.shtml

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *