Shënoni këtë që iu them. Nëse doni të bëni mirë në këto kohëra, ju duhet ta hidhni tutje pavendosmërinë dhe të caktoni një fe doktrinore të qartë e të prerë. Nëse ju besoni pak, ata të cilëve përpiqeni t’u bëni mirë nuk do besojnë asgjë. Fitoret e krishterimit, kudo ku janë fituar, janë fituar përmes teologjisë doktrinore të qartë; duke u treguar njerëzve troç për vdekjen dhe sakrificën zëvendësuese të Krishtit; duke u treguar atyre rolin zëvendësues të Krishtit mbi kryq dhe gjakun e Tij të çmuar; duke u mësuar atyre shfajësimin nëpërmjet besimit dhe duke i urdhëruar ata që të besojnë në Shpëtimtarin e kryqëzuar; duke predikuar rrënimin për shkak të mëkatit, shpengimin përmes Krishtit, rilindjen me anë të Frymës; duke ngritur lart gjarprin e bronztë; duke u thënë atyre që të shohin e të jetojnë – të besojnë, të pendohen dhe të konvertohen. Ky – ky është i vetmi mësim që Perëndia e ka nderuar me sukses për shekuj të tërë dhe që e nderon në ditën e sotme si në atdhe ashtu edhe jashtë tij.
Është doktrina – doktrina, doktrina e qartë, kumbuese që, ashtu si briri i dashit në Jeriko, shkatërron kundërshtimin e djallit dhe mëkatit. Le të kapemi fort pas pikëpamjeve doktrinore të vendosura, pavarësisht se çfarë u pëlqen disave të thonë në këto kohëra, dhe ne do t’i bëjmë mirë vetes, do t’u bëjmë mirë të tjerëve dhe do t’i bëjmë mirë kauzës së Krishtit në botë.
J. C. Ryle, «Rreziku i vetëkënaqësisë së krishterë»