Sa më shumë që e njohin Darvinin, aq më pak e duan indoktrinimin vetëm-darvinian
Sipas një sondazhi ndërkombëtar të publikuar nga «Këshilli Britanik», shumica e amerikanëve – 60% – e mbështetin mësimin e pikëpamjeve alternative përveç evolucionit në orët e mësimit të shkencës. Përqindja është e njëjtë për anglezët…. Sigurisht, mediat britanike që e raportojnë këtë janë të zhgënjyera. Britania është vendlindja e Çarls Darvinit dhe teorisë së tij të evolucionit dhe «Këshilli Britanik» zyrtar, grupi anglez mbrapa fushatës «Darvini Tani» që drejtoi sondazhin «Ipsos MORI», ka harxhuar burime të çmueshme duke e edukuar botën rreth Darvinit. Tani disa besojnë se sondazhet tregojnë se përpjekjet nga organizatat darviniste nuk po funksionojnë.
Kreu për programin «Darvini Tani» nga «Këshilli Britanik», Fern Elsdon-Baker, tha: «Në përgjithësi, këto rezultate mund të pasqyrojnë nevojën për një metodë më të ndërlikuar për të mësuar dhe komunikuar se si punon shkenca si një proces».
Ndërsa apologjetët e Darvinit mund të përpiqen t’i shpjegojnë shifrat e sondazhit si një shembull të injorancës që ndikon besimet e njerëzve, vetë shifrat sugjerojnë një gjendje tjetër.
Gjatë listës, shumica e atyre që morën pjesë nga të dhjetë vendet mendonin se në orën e shkencës duhet të mësohen «perspektiva të tjera mbi origjinën e llojeve» «siç janë projektimi inteligjent dhe krijimbesimi». Kur sondazhi merret që të përfshijë vetëm ata pjesëmarrës që kanë dëgjuar për Çarls Darvinin dhe dinë diçka rreth teorisë së tij të evolucionit, përqindja që mbështeste teori alternative rritet, nga 60% në 66% në Britani dhe 60% në 64% në SHBA.
Korrelacioni shfaqet përsëri kur konsiderojmë vendet që kanë më shumë njohuri për teorinë e Darvinit. Shifrat më të larta të atyre në mbështetje të teorive alternative në klasat e shkollave i përkonin shifrave më të larta të atyre që dinë për Çarls Darvinin – 60% në Britani, 65% në Meksikë, 61% në Kinë, 66% në Rusi dhe 60% në SHBA. Duket që sa më shumë që njerëzit dinë rreth teorisë së Darvinit, aq më shumë ata dëshirojnë të shohin alternativa në orët e mësimit të shkencës.
http://www.evolutionnews.org/2009/10/the_more_they_know_darwin_the.html