Shkolla e vuajtjeve

A jemi duke mësuar dashuri në shkollën e vuajtjeve? A janë duke u pjekur dhe forcuar zemrat tona nga i nxehti veror i sprovave derisa fryti i Frymës – dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli – të jetë i pjekur për korrjen e ardhjes së Tij dhe vuajtjet tona të jenë mbartur lirshëm për hirin e Tij? Kjo është shkolla e dashurisë dhe këto mësime e bëjnë Atë jashtëzakonisht më të dashur për zemrat tona dhe ne për Atë. Vetëm në këtë mënyrë mund të mësojmë me Të bamirësinë [dashurinë] qiellore që duron dhe që është e sjellshme. Ne shohim se veçoria e parë dhe ajo e fundit e fasadës së dashurisë, sikurse përshkruhet në portretin që Pali i bën asaj (1 Korintasve 13), janë shenjat e dhimbjeve dhe këmbënguljes në vuajtje – duron, mban çdo gjë. Pra, le të mësojmë në shkollën e dashurisë për të vuajtur, për të qenë të sjellshëm dhe për të mbajtur çdo gjë. Sigurisht, nuk do të jetë e vështirë që të duam në çdo rrethanë kur është zemra e Jezusit brenda nesh që na do dhe do të vazhdojë të na dojë deri në fund. Unë e dua dashurinë që vuan dhe është e sjellshme, që nuk lakmon, as nuk e lëvdon krenarinë për famë. Ajo nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *