Shumësia e Elohim-it

Fjala origjinale “Elohim”, Perëndi, është pa dyshim forma në numrin shumës e “El” apo “Eloah” dhe prej shumë kohësh është supozuar nga njerëzit fetarë dhe më të ditur se nënkupton një shumësi të Personave në natyrën hyjnore. Duke qenë se kjo shumësi shfaqet në aq shumë pjesë të shkrimeve të shenjta duke iu kufizuar tre Personave, si rrjedhim kemi doktrinën e Trinisë, që ka formuar një pjesë të kredos për të gjitha ata që janë konsideruar të shëndoshë në besimin, që prej kohëve më të hershme të krishterimit. Dhe të krishterët nuk janë të vetmit që e kanë pranuar këtë doktrinë dhe që e kanë nxjerrë nga fjalët e para të zbulesës hyjnore.

Një rabin jude i i shquar, Simeon ben Joachi, në komentin e tij për ndarjen e gjashtë të Levitikut, ka këto fjalë të shquara: “Ejani dhe shihni misterin e fjalës Elohim; kemi tre gradë dhe secila gradë më vete, e megjithatë ato janë të gjitha një dhe janë të bashkuara në një dhe nuk janë të ndara nga njëra-tjetra”. Shiko Ainsworthin. Ai që nuk e shikon doktrinën e një Trinie, madje të një Trinie në unitet, të shprehur në fjalët më lart duhet të jetë çuditërisht vërtet i anshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *