Jezus Krishti: Providenca e Perëndisë

Parimet e doktrinës së krishterë | Mësimi 7

«UNË E DI QË MESIA (që është quajtur Krisht) DO TË VIJË», tha gruaja samaritane. «Jezusi i tha: `Unë që po të flas jam ai’» (Gjoni 4:25-26). Pak kohë më parë një peshkatar nga Galilea i kishte thënë vëllait të tij: «Kemi gjetur Mesian (që do të thotë: Krishtin)» (Gjoni 1:41). Krishti ishte Ai që do të sillte «drejtësinë e përjetshme» duke vendosur mbretërinë e Tij të përjetshme. Jezusi nga Nazareti lindi rreth 2000 vjet më parë dhe data e lindjes së Tij mbahet si pika që ndan gjithë historinë. Është njohur si i Zgjedhuri i profetizuar nga Shkrimet e Shenjta antike. Ai erdhi si:

  1. Mbreti i premtuar dhe Çliruesi i popullit çifut (2 i Samuelit 7:11-13).
  2. Atë që Perëndia e ka dërguar për të qenë Shpëtimtari i botës (Luka 2:11; Gjoni 4:42).
  3. «Perëndia me ne» (Emanuel), Çliruesi hyjnor (Mateu 1:23; Isa. 7:14).

Profecitë që i përkasin Jezu Krishtit

Nuk mund të mohohet rëndësia e Jezu Krishtit (Jezus Mesia), edhe duke konsideruar vetëm jetën e Tij dhe ndeshjen me botën historike. Ajo është pa asnjë barazim dhe është përforcuar nga një sasi e madhe dëshmisë nga Shkrimet e Dhiatës së Vjetër, të shkruara shumë kohë para lindjes së Tij. Identifikimi kompletohet duke bashkuar çdo profeci me detajet e jetës së Tij. Janë më shumë se 200, prej të cilave kemi sjellë këto shembuj:

  1. Pasardhësi i gruas (Zanafilla 3:15; Gal. 4:4).
  2. Lindja në Betlehem (Mikea 5:2; Mateu 2:1, 4-6).
  3. Lindja e Tij nga një virgjëreshë (Isa. 7:14; Mateu 1:18, 23-25).
  4. Paraardhësi i Tij (Isa. 40:3; Mateu 3:1-3).
  5. Hyrja e Tij në Jerusalem (Zakaria 9:9; Luka 19:35-38).
  6. Refuzimi i të tjerëve (Isa. 53:3; Psalmi 69:8; Gjoni 7:5; 19:15).
  7. Tradhtia (Zakaria 11:12; Mateu 10:4; 26:14-15).
  8. Fshikullimet, përbuzja (Isa. 50:6; Mateu 26:67).
  9. Vuajtja për mëkatet e të tjerëve (Isa. 53:5, 1 Pjetrit 2:24; 3:18).
  10. Shpimi me heshtë mbi kryq (Psalmi 22:16; Zakaria 12:10; Gjoni 19:34,37).
  11. Lutja për armiqtë e Tij (Isa. 53:12; Luka 23:34).
  12. Kryqëzimi me kriminelët (Isa. 53:9; Mateu 27:38).
  13. I varrosur në një varr të pasurish (Isa. 53:9; Mateu 27:57-60).
  14. Ringjallja nga të vdekurit (Psa. 16:8-10; Luka 24:46; Veprat e Apostujve 13:33-35).

Vetë Shkrimet profetizojnë për ardhjen e Tij të dytë (Psalmi 50:3-6; Danieli 7:13; Zakaria 12:10; 14:4, dhe në shumë referime të Dhiatës së Re). Ato parathonë për qeverinë e Tij universale (1 i Kronikave 17:11-14; Isa. 9:7; Danieli 7:14; Psalmi 2:6-8; 45:6-7; 72:8; 110:1-3).

Detyrat e Jezu Krishtit

Zoti Jezus, në një mënyrë unike, përmblodhi në vetvete tre detyrat e mëdha të prejardhura nga Perëndia.

  1. ËSHTË NJË PROFET. Është më i madhi ndër gjithë profetët (Marku 6:4; Veprat e Apostujve 3:22). Pikërisht për Të foli Moisiu (Ligji i Perterire 18:15-19).
  2. ËSHTË NJË KRYEPRIFT I MADH. Përfaqëson popullin e Tij përpara Atit dhe lutet për ta (Heb. 4:14-16; 7:25). Për Të flitet tek 1 i Samuelit 2:35).
  3. ËSHTË MBRET, MBRETI I MBRETËRVE (Zbulesa 19:16). Erdhi në fillim si Mbret i çifutëve (Gjoni 19:19). Sot është Mbret në zemrat e popullit të Tij. Do të pranohet nga të gjithë një ditë (Filipianeve 2:9-10).

Hyjnia e Jezu Krishtit

Bibla pohon që Jezu Krishti ishte Perëndia i zbuluar në mish (1 Tim. 3:16); ishte shëmbëllimi i saktë i Perëndisë së padukshëm (Kolosianeve 1:15). Është e mrekullueshme të konstatosh që Perëndia i gjallë u mishërua (Gjoni 1:1,14). Çfarë trishtimi kur lexojmë që «Ai ishte në botë, dhe bota u bë nëpërmjet Tij, por bota nuk e njohu»! (Gjoni 1:10).

Ishte e nevojshme që Perëndia të na shpëtonte dhe vetëm Ai kishte fuqinë për ta bërë. «Unë, Unë jam i Përjetshmi, dhe jashtë meje nuk ka Shpëtimtar» (Isa. 43:11). Erdhi si Jezusi nga Nazareti për të qenë «Perëndia dhe Shpëtimtari ynë i madh» (Titit 2:13). Maria tha: «Fryma ime ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim» (Luka 1:47). Fëmija që do të lindte nga ajo ishte Shpëtimtari i saj dhe Perëndia i saj. Janë të shumta pjesët Biblike që e tregojnë Jezusin si Perëndi.

  1. AI U QUAJT DIREKT PERËNDI (Gjoni 1:1,14; 20:28; Rom. 9:5 dhe 2 Pjetrit 1:1 dhe 1 Gjonit 5:20). Ati i drejtohet Birit si Perëndisë (Heb 1:8).
  2. ËSHTË QUAJTUR BIRI I PERËNDISË. Dëgjuesit e Tij e kuptuan qartë që ky titull tregonte që Jezusi ishte Perëndia (Gjoni 10:33-36). Është edhe një përdorim më i vogël i termit «bir i Perëndisë», por Jezusi është i vetmi Bir i Perëndisë (Gjoni 1:14,18).
  3. E GJITHË TËRËSIA E PERËNDISË BANON TEK AI. (Kolosianeve 1:19; 2:9). Ai nuk është një formë më e ulët e Perëndisë.
  4. MBAN EMRAT HYJNOR TË PERËNDISË. Jezusi emërtohet Alfa dhe Omega, I Pari dhe I Fundit, Fillimi dhe Fundi (Zbulesa 22:13; 1:8,17; Isa. 44:6). Është edhe UNË JAM (Gjoni 8:24,58; Eksodi 3:14). Në momentin kur Jezusi thoshte që ishte «UNË JAM», Ai deklaronte prejardhjen hyjnore të Tij.
  5. ËSHTË ADHURUAR SI PERËNDIA (Mateu 14:33; Gjoni 20:28; Filipianeve 2:10; Heb. 1:6; Isa. 45:23). Adhurimi i drejtohet vetëm Perëndisë (Mateu 4:10; Zbulesa 22:8-9).
  6. DUHET TË NDEROHET NJËLLOJ (Gjoni 5:23). Perëndia nuk ja jep lavdinë e Tij ndonjë tjetri (Isa. 42:8).
  7. ZOTËRON DETYRA HYJNORE. Është Krijuesi (Kolosianeve 1:16-17; Heb. 1:2,10); është Gjykatësi i të gjithëve (Gjoni 5:22); është Ai që i fal mëkatet (Mateu 9:2-6), ndonëse vetëm Perëndia e bën këtë (Isa. 43:25).
  8. KA JETËN NË VETVETE (Gjoni 5:26). Ai i jep jetën të tjerëve, por ekziston për Vetën, se nuk e ka marrë jetën nga askush tjetër.
  9. KA TË GJITHË ATRIBUTET HYJNORE. Jezusi nuk ndryshon (Heb. 13:8). Është i gjithëpushtetshëm (Zbulesa 1:8), i kudogjendur (Mateu 28:20) dhe ka të gjithë cilësitë e tjera hyjnore (Gjoni 21:17; Mikea 5:2 dhe 1 Tim. 1:16-17).
  10. BËN VEPRAT E PERËNDISË. Komandoi elementet (Mateu 8:26-27; Marku 4:39-41); prodhoi bukë për turmën (Mateu 14:19-21; 15:36-38); ngjalli të vdekur (Gjoni 11:32-44; Luka 7:12-16).

Natyra njerëzore e Jezu Krishtit

Megjithëse ishte plotësisht dhe përjetësisht Perëndi, Ai ishte edhe «Jezu Krishti njeri» (1 Tim. 2:5). Jezusi i referohej shpesh vetvetes si Biri i Njeriut. U vesh me natyrë njerëzore, u bë si ne në gjithçka, duke përjashtuar mëkatin. Provoi emocionet tona; pati uri etj., vuajti, qau dhe ndjeu edhe lodhje. Eksperimentoi tundimin nga ana e Satanit (Mateu 4:1-11). Vuajti, i rrodhi gjak, vdiq, u varros dhe u ringjall nga të vdekurit. Ishte ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, megjithëse ishte plotësisht njeri.

  1. KISHTE PRINDËR NJERËZOR, origjina e të cilëve kalonte nëpërmjet Davidit ngjitej deri tek Adami (Luka 3:23-38), por lindi nga një virgjëreshë, i ngjizur nga Fryma e Shenjtë (Mateu 1:18-23).
  2. KISHTE NJË TRUP NORMAL, si të tjerët (Rom. 8:3; Gjoni 4:9). Ai u rrit deri në moshën e pjekurisë sipas normave të zakonshme (Luka 2:40,52), por jeta e Tij nuk ishte ndotur nga mëkati (Heb. 4:15).
  3. ISHTE NJË QENIE E FORMUAR NGA TRE PJESË, si të tjerët. Kishte një trup (Heb. 10:5), një shpirt (Mateu 26:38) dhe një frymë (Luka 23:46); por ai demonstronte një njohje të shkëlqyer të Perëndisë dhe kishte një raport aq intim me Perëndinë që asnjë njeri tjetër s’mund ta kishte.

Mund të kuptohen një pjesë e madhe e sjelljeve të Tij vetëm nga këndvështrimi i Tij i njerëzishëm – si vajtimi mbi kryq (Mateu 27:46) dhe vdekja e Tij.

Pyetja më e rëndësishme që Jezusi ja bëri njerëzve ishte: «Kush thoni ju se jam Unë?» (Mateu 16:15). Tha se n.q.s. nuk do të besonin tek Ai në mënyrën e duhur, do të vdisnin në mëkatet e tyre (Gjoni 8:24).

Kush thua ti se është Jezusi?

Pyetje – Mësimi 7

Jezus Krishti: Providenca e Perëndisë

TABELA E PËRMBAJTJES

  1. FJALA JOTE ËSHTË E VËRTETA
  2. PERSONI I PERËNDISË
  3. PËRNGJASIMI I PERËNDISË
  4. TË KUPTOSH NJERIUN
  5. PROBLEMI I MËKATIT
  6. SHQYRTOJMË PËRJETËSINË
  7. JEZUS KRISHTI: PROVIDENCA E PERËNDISË
  8. DOMETHËNIA E KRYQIT
  9. LINDJA E RE
  10. SHPËTIMI NËPËRMJET HIRIT
  11. TË BESOSH TE JEZUS KRISHTI
  12. SIGURIA E SHPËTIMIT
  13. TË JETOSH JETËN E RE
[wpfilebase tag=file id=19/]