PARIMET E DOKTRINËS SË KRISHTERË | MËSIMI 5
Përse ekziston në botë e keqja, dhimbja, vuajtja, luftërat dhe urrejtja? Përse ka lakmi, zili, krenari dhe mizori? Kush është arsyeja që edhe fëmijët veprojnë në mënyrë egoiste, thonë gënjeshtra, nuk binden dhe çojnë në shkatërrim ata që i rrinë afër megjithëse nuk ja ka mësuar ndonjë direkt më parë? E gjitha kjo i dedikohet vetëm një ambienti të keq? Bibla na thotë që rrënjët e gjendjes së njeriut kanë origjinë me lindjen e tij dhe është e mundur t’i vërtetosh më parë se ndonjë nga jashtë të influencojë (Psalmi 51:5; 58:3). Nuk mund t’i kuptojmë plotësisht asnjëherë problemet e njeriut pa diskutuar problemin e mëkatit.
Koncepte të përgjithshme të mëkatit
Çfarë është mëkati? Një fjalor i përgjithshëm na thotë që është një ofendim ndaj ligjit etik dhe ligjit të Perëndisë, dhe kjo është shumë e qartë. Megjithatë, njerëzit janë larguar nga ky përkufizim i thjeshtë me qëllimin që të fusin ide të ndryshme dhe të çuditshme dhe për më tepër të redaktuara. Ja disa shembuj:
- MËKATI NUK EKZISTON. I drejtë ose i gabuar qoftë, është thjeshtë një çështje që ka të bëjë me ndryshimin e normave sociale.
- ÇFARË DEMTON NJË TJETËR ËSHTË MËKATI, por çdo gjë që ti bën personalisht është puna jote.
- MËKATI KA TË BËJË ME ZAKONET E KËQIJA. Mbahen të tilla nga grupe të ndryshme personazh dhe në mënyra të ndryshme.
- MËKAT ËSHTË NJË MENDIM I GABUAR OSE NJË GJYKIM I KEQ
- MËKATI NUK I PËLQEN PERËNDISË POR NUK ËSHTË DIÇKA E RENDE. Të gjithë e bëjmë sepse në fund të fundit jemi vetëm njerëz.
Koncepti biblik i mëkatit
Idetë e lartpërmendura bien në kontrast me atë që Bibla na mëson mbi mëkatin që është:
- Të ndjekësh rrugën tënde (Isa. 53:6).
- Të thyesh ligjin e Perëndisë (1 Gjonit 3:4).
- Rebelim kundër Perëndisë (1 Gjonit 3:4).
- Të dish të bësh mirë dhe mos ta bësh (Jakobit 4:17).
- Të veprosh jo sipas besimit (Rom. 14:23).
- Të mos besosh tek Jezusi (Gjoni 16:9).
- Çdo papastërti ose të veprosh në mënyrë të gabuar (1 Gjonit 5:17).
- Gjithçka që është e kundërt nga karakteri i Perëndisë (Rom.3:23).
Gjërat e tjera të këqija që dalin nga zemra e njeriut, ndërmjet të cilave mendimet e këqija, imoraliteti, tradhtia bashkëshortore, lakmia, smira, shpifja, mendjemadhësia, budallallëku, janë të shkruara tek Marku 7:21-23. Asnjë mëkat nuk i fshihet syve të Perëndisë (Psalmi 90:8). Mëkatet tona janë një ofendim kundër Perëndisë sepse Ai është përsosurisht i shenjtë (Psalmi 145:17; Isa. 6:3-5; Habakuku 1:13). N.q.s. nuk do të ekzistonte Perëndia nuk do të ekzistonte mëkati, sepse nuk do të ekzistonte asnjë Qenie e përkryer që të ishte si model për atë që është e drejtë.
Origjina dhe pasojat e mëkatit
Shembulli i parë i mëkatit që na sillet ka ndodhur në qiell. Engjëlli Lucifer dëshiroi të ishte si Perëndia (Isa. 14:12-14). Mëkati i tij u bë krenaria (Ezekieli 28:15-17) dhe për këtë mëkat u përzu nga qielli dhe u bë Satan. Nëpërmjet tundimit të familjes së parë njerëzorë, ai futi mëkatin në botë. Ky mëkat u bë mosbindja ndaj Perëndisë (Zanafilla 2:16-17; 3:1-6). Njeriu u bë përgjegjës për mëkatin dhe i gjykuar si rrjedhim (Zanafilla 3:16-24).
Vërehet tek Zanafilla 3 që qeniet e para njerëzore humbën bashkësinë me Perëndinë. Gjykimi i tyre konsistonte në ndarjen nga prania e Tij. U bënë objekt në fillim të vdekjes fizike, që është ndarja e shpirtit nga trupi; menjëherë eksperimentuan vdekjen shpirtërore, që është në fakt ndarja e shpirtit nga bashkësia me Perëndinë. Zbuluan të vërtetën e pohimit klasik të Biblës: «Paga e mëkatit është vdekja» (Rom. 6:23). Paga është diçka që e fitojmë dhe që na pret. «Shpirti që mëkaton do të jetë ai që do të vdesë» (Ezekieli 18:4). Vdekja është vetëm paga e mëkatit. Të tillë vdekje përmbledh edhe vdekja e dytë (Zbu 20:14). që do të thotë ndarje e përjetshme nga Perëndia. Mëkatet e njerëzve janë të regjistruara në qiell dhe do të përdoren si bazë për gjykimin (Zbulesa 20:12). Paratë, lutjet, shkuarjet në kishë dhe veprat e mira, nuk mund ta paguajnë kurrë borxhin e mëkatit.
Perëndia do dhe pranon mëkatarët
Është çuditërisht e vërtetë që një Perëndi i shenjtë, me gjithë urrejtjen e Tij për mëkatin, e do mëkatarin. «Perëndia tregon madhështinë e dashurisë së Tij për ne, sa që, ndërsa ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne» (Rom. 5:8). «Nuk është se ne e kemi dashur Perëndinë, por Ai na ka dashur ne» (1 Gjonit 4:10). Ai e ka treguar këtë dashuri duke dërguar Birin e Tij të vetëm për të na shpëtuar (Gjoni 3:16). Nëpërmjet vdekjes së Birit të tij për ne, Perëndia mund të na ofrojë faljen (Veprat e Apostujve 13:38; Efesianeve 1:7).
Pranimi i mëkatit tënd duhet të paraprijë çdo dëshirë të sinqertë për falje. Psalmisti thoshte: «Unë i di prapësitë e mia, dhe mëkati im është vazhdimisht përpara meje» (Psalmi 51:3); ngrinte zërin e tij për t’u pastruar dhe nuk mohonte asnjë nga mëkatet që kishte bërë kundër Perëndisë. Djali i humbur thoshte: «Unë do të ngrihem dhe do të shkoj tek babai im, dhe do t’i them: Baba, kam mëkatuar kundër qiellit dhe kundër teje» (Luka 15:18). Shpëtimtari ynë tregon historinë e dy burrave që luteshin. Njëri nga të dy nuk kishte kurajën të ngrinte sytë drejt qiellit, por godiste gjoksin duke thënë: «O Perëndi, ji zemërmirë drejt meje që jam mëkatar!» Jezusi e deklaroi atë njeri të justifikuar (Luka 18:13-14). Fryma e Shenjtë e Perëndisë vepron për t’i çuar njerëzit në bindjen intime për mëkatin (Gjoni 16:8-11).
Perëndia thërret mëkatarët për pendim
«Unë nuk kam ardhur të thërras të drejtit, por mëkatarët që të pendohen» (Luka 5:32). Vepra bindëse e Frymës i çon njerëzit në pendim (Gjoni 16:8). Domethënia elementare e fjalës është «ndryshim idesh». Në Shkrim përdorimi i saj nënkupton një ndryshim idesh duke i kthyer shpinën mëkatit, në mënyrë që të kthehesh drejt Perëndisë. Thirrja e Dhiatës së Vjetër ishte «kthehuni tek unë» (Zakaria 1:13). Është vetëm mirësia e Perëndisë që na udhëheq në pendim (Rom. 2:4). Mendohet për mëkatet e bëra dhe ndjehet trishtim që i kam bërë (2 e Korintasve 7:9-10). Pendimi vepron në mënyrë që prodhon një ndryshim të vërtetë, në vend të fjalëve të kota (Mateu 3:8; Luka 13:3,5; Veprat e Apostujve 26:20). Predikimi i parë i krishterë i nxiste njerëzit për pendim (Veprat e Apostujve 2:38; 3:19; 17:30). Një veprim i tillë nuk na bën të pranueshëm nga Perëndia por na bën të njohim gjendjen tonë të mjerë. Pendim përpara Perëndisë dhe besim tek Zoti ynë Jezu Krisht janë veprime që bëhen njëra pas tjetrës si përgjigje e drejtë ndaj thirrjes së Perëndisë (Veprat e Apostujve 20:21). Pendimi nuk është një veprim që na bën të meritojmë shpëtimin; me anë të pendimit i përgjigjemi ftesës për pendim, pranojmë të keqen e mëkatit tonë, duke dëshiruar ndryshimin tonë (Isa. 55:7).
Nevoja për vetëshqyrtim
Është e rëndësishme të dimë që jemi të humbur n.q.s. nuk kemi pasur asnjëherë një takim personal me Shpëtimtarin (Luka 19:10). Kjo gjendje humbjeje i dedikohet mëkatit – prandaj duhet të pendohemi, duke ju drejtuar Perëndisë.
Lista e kontrollit
- Ke qenë ndonjëherë egoist?
- Nuk ke qenë asnjëherë lakmues ose ke dëshiruar ndonjëherë me zjarr diçka?
- Ke bërë gjithmonë të mirën që dije ta bëje?
- Ke qenë gjithmonë i sjellshëm dhe plot me respekt ndaj të gjithëve?
- E ke dashur gjithmonë Perëndinë me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin, mendjen dhe forcën tënde?
- I ke dashur gjithmonë të tjerët si veten tënde?
- Ke qenë gjithmonë i përkryer ashtu siç ishte Zoti Jezus?
N.q.s. përgjigjja e ndonjërës nga pyetjet është «JO», Bibla thotë që je një mëkatar. Të kesh zbatuar të gjithë ligjin dhe të jesh fajtor vetëm se ke thyer një pikë je fajtor në të gjitha pikat (Jakobit 2:10). Vetëm një thyerje e shenjtërisë së përkryer të Perëndisë e bën njeriun mëkatar.
Zoti Jezus erdhi për të shpëtuar «popullin e Tij nga mëkatet e tyre» (Mateu 1:21). Fuqia dhe ndëshkimi i mëkatit janë të tmerrshme. Mundësia e vdekjes së dytë është e frikshme. Psalmisti shkruan: «Lum ai që thyerja i është falur dhe të cilit mëkati i është mbuluar! Lum njeriu të cilit i Përjetshmi nuk ja ngarkon papastërtinë» (Psalmi 32:1-2).
Është e dobishme për një njeri që thotë se është i krishterë por që praktikon mëkatin si normë të jetës, të reflektojë mbi këtë pyetje: «N.q.s. një njeri nuk është i shpëtuar nga mëkatet e tij, nga çfarë gjejë është i shpëtuar?»
Pyetje – Mësimi 5
Pyetjet e mëposhtme mund të të ndihmojnë për të sqaruar problemin më të madh të njeriut.
1.Shkruaj me fjalët e tua një përkufizim për mëkatin, mbasi të kesh konsideruar Mateu 5:28; Rom. 3:23; Jak.4:17 dhe 1 Gjo. 3:4. Rishkruaj me fjalët e tua Isaian 53:6.
2.Sipas Isaia 14:12-14 dhe Ezekieli 28:15-17, mëkati e ka origjinën në qiell dhe i gjeti rrënjët e tij (zgjidh një përgjigje)
a. tek krenaria
b. në mungesën e një drejtimi të mirë
c. në një ngatërresë
3.Sipas Zanafillës 2:17; 3:1-6, mëkati i parë mbi tokë u shkaktua (zgjidh një mundësi)
a. nga mosbesimi dhe nga mosbindja
b. nga imoraliteti dhe nga sensualizmi
c. nga zemërimi dhe nga zhgënjimi
d. nga një ngatërresë
4.Cili është qëndrimi i Perëndisë ndaj mëkatit (Habakuku 1:13)?
Çfarë page kërkonte Perëndia për mëkatin në Dhiatën e Vjetër (Ezekieli 18:20? Po në Dhiatën e Re (Romakëve 6:23)?
5.Në Shkrim janë përmendur tre tipe vdekjesh:
(a) vdekja fizike (ndarja e shpirtit nga trupi);
(b) vdekja shpirtërore (ndarja e shpirtit të njeriut nga shpirti i Perëndisë);
(c) «vdekja e dytë» (ndarja e përjetshme e shpirti të njeriut nga shpirti i Perëndisë, që ndodh kur njeriu vdes fizikisht, duke pas qenë në vdekje shpirtërore).
6.Çiftëzo vargjet e kolonës nga e djathta me tipin e vdekjes nga e majta:
_vdekja fizike a. Ef 2:1-3
_vdekja shpirtërore b. Heb. 9:27
_«vdekja e dytë» c. Zbu. 20:11-15
7.Sipas Rom. 5:8, për kë vdiq Jezusi? Ka dy tipe mëkatarësh, siç është ilustruar nga pjesa e Llukës 18:10-14: ata që e pranojnë që janë mëkatarë dhe ata që nuk e pranojnë. Përse është e rëndësishme të pranojmë se jemi mëkatar?
8.Pendim do të thotë (zgjidh një përgjigje)
a. një rit fetar që duhet bërë në ditë të caktuara
b. një ndryshim i mendimeve që sjell si rrjedhim ndryshimin e veprimeve
c. t’i thuash Perëndisë «më vjen keq»
d. që jemi të palumtur se si kanë shkuar gjërat
9.Për të marrë faljen e Perëndisë, duhet (zgjidh një përgjigje)
a. të pranojmë mëkatet tona
b. të pranojmë përgjegjësinë tonë për mëkatet
c. t’i përgjërohemi Perëndisë për pastrimin
d. të jemi të gatshëm të braktisim mëkatin
e. të bësh gjithçka që u tha në përgjigjet e mësipërme
10.Çfarë mendon? Si dhe kur je bindur për herë të parë për mëkatin dhe ke ndjerë nevojën për një Shpëtimtar? Çfarë mendojnë të tjerët? Tako të paktën tre persona gjatë kësaj jave dhe bëji atyre pyetjet e mëposhtme:
a.Sipas jush, çfarë është mëkati?
b.Duke parë TV, duke lexuar gazetat, ka ndonjë gjë që tregon që njeriu është mëkatar?
c.Përballë mëkatit, çfarë mendon se do të bënte një Perëndi i drejtë?
Shëno emrat dhe adresat e tyre mbi skeda të posaçme të përgatitura nga mësuesi. Shkruaj opinionet e tyre, duke
shënuar personat të cilët pëlqejnë të japin një përgjigje personale të shkruar
