Parimet e doktrinës së krishterë | Mësimi 12
Dikush ka thënë: «Askush nuk mund ta dijë me siguri n.q.s. do të shkojë në qiell». Ky pohim gjen mbështetjen e shumë kundërshtimeve. Shpesh thuhet që disa gjëra që ne bëjmë në jetë mund të na bëjnë që të humbim shpëtimin. Mbi çfarë baze mund të dimë që zotërojmë jetën e përjetshme? Kjo pyetje mund të gjejë përgjigje vetëm në pohimet e Shkrimit të Shenjtë.
Mundësi për siguri
«Unë ju shkrova këto gjëra që ta dini se keni jetën e përjetshme, ju që besoni në emrin e Birit të Perëndisë» (1 Gjonit 5:13). Shikohet që vargu nuk thotë që ju mund ta ndjeni – të shpresoni – ta mendoni – ose ta imagjinoni. Në fakt thotë «ta dini që keni jetën e përjetshme». Më shumë se 30 herë në letrën e tij të parë, Gjoni përdor foljen «të dish» në format e ndryshme të saj. Të shikojmë këto shprehje: «dimë që e kemi njohur» (2:3), «e dimë që kemi kaluar nga vdekja në jetë» (3:14), «e dimë që Ai banon tek ne» (3:24), «do të dimë që jemi në të vërtetën» (3:19), «e dimë që banojmë tek Ai» (4:13).
Është padyshim e vërtetë që «jo kushdo që më thotë: Zot, Zot, do të hyjë në mbretërinë e qiejve» (Mt. 7:21). Nga ana tjetër, disa që thonë se janë të krishterë dhe që i janë bashkuar disa të krishterëve Zoti do t’i përzërë (Luka 13:25-27). «Ju do t’i njihni nga frytet e tyre», thotë Shpëtimtari (Mt. 7:20). N.q.s. ka ndodhur një rilindje shpirtërore e vulosur nga Fryma e Shenjtë (Efesianeve 1:13), dhe e nxjerrë në pah nga jeta e personit (1 Gjonit 2:6), një besimtar, që tani mund të jetë i sigurt për jetën e përjetshme (2 Tim. 1:12; Rom. 8:38-39).
Përkufizimi i sigurisë është «besim» ose «bindje e qëndrueshme». Siguria e shpëtimit është besimi ose bindja e qëndrueshme që një besimtar ka rreth shpëtimit të tij (jetës së përjetshme). Shkrimet tregojnë me qartësi që Perëndia dëshiron që besimtari ta dijë që do të shkojë në qiell. Siguria e shpëtimit nuk është thjeshtë optimizëm njerëzor ose paragjykim. Është një fakt i bazuar mbi dëshmi të drejtë (hyjnore), e cila shpall që jemi në një marrëdhënie të drejtë me Perëndinë.
Tre dëshmi për sigurinë e besimtarit
Perëndia i ka dhënë të krishterit tre dëshmi që provojnë marrëdhënien e tij me Perëndinë dhe mbi të cilat ai duhet të bazojë sigurinë e tij:
1. FJALA E PERËNDISË. Kjo është dëshmia jonë më e fortë. Pikërisht sepse shpëtimi ynë bazohet mbi besimin tonë në Fjalën e Perëndisë (Zanafilla 15:6; Rom. 10:9-10), kështu edhe siguria jonë bazohet mbi të. Kush beson tek Biri ka jetë të përjetshme (Gjoni 3:16,36; 5:24). Shpëtimi ynë bazohet mbi faktin që ne kemi Birin e Perëndisë dhe jo mbi disa ndjenja (1 Gjonit 5:12). Në asnjë pjesë të Shkrimit nuk flitet që «të ndjehesh» i shpëtuar. N.q.s. shkojmë tek Jezusi, kemi fjalën e Tij që Ai nuk do të na përzërë (Gjoni 6:37).
2. PROVAT OBJEKTIVE TË REALITETIT. Një dëshmi tjetër e rëndësishme është realiteti i një jete të ndryshuar. Keqbërësi mbi kryq pati një mundësi të kufizuar për të dëshmuar për Krishtin, por rrëfeu publikisht besimin e tij dhe qortoi edhe keqbërësin tjetër (Luka 23:40-43). Megjithëse ka besimtarë që jetojnë një jetë mishore (1 e Korintasve 3:1-4), ku Loti është shembulli tipik (2 Pjetrit 2:7-8); kjo nuk do të thotë që jetët e tyre nuk tregojnë asnjë provë të jetës shpirtërore. Rënia njerëzore ka një zgjidhje në Shkrim (1 Gjonit 1:9; 2:1-2), por kjo nuk jep lejen të mëkatosh. Këto që pasojnë janë provat e shkruara të jetës hyjnore të individit:
- Rrëfimi i Krishtit (Rom. 10:9-10)
- Veprat e mira (Jakobit 2:14-26; Efesianeve 2:10)
- Bindje ndaj Fjalës së Perëndisë (1 Gjonit 2:4-5; 5:2-3)
- Që të mos ta duash botën (1 Gjonit 2:15)
- Të praktikosh drejtësinë (1 Gjonit 3:7,10)
- Të mos praktikosh mëkatin (1 Gjonit 3:9-10; Gal. 5:21)
- Dashuri për vëllezërit (1 Gjonit 3:14)
- Pohimi i hyjnisë së Krishtit (2 Gjonit 1:9)
- Vullneti për ta pranuar dhe rrëfyer mëkatin, si besimtar (1 Gjonit 1:8-9)
3. DËSHMIA E BRENDSHME. Dëshmia e tretë ka të bëjë me ndjenjat tona. Është më e dobëta nga të treja për atë që është subjektive dhe për këtë shpesh mund të na gënjejë. Megjithatë, duke u bashkuar me dy të tjerat është një dëshmi domethënëse. Këto që pasojnë janë provat subjektive e realitetit të jetës hyjnore:
- Dëshmia e Frymës me frymën tonë (Rom. 8:16)
- Nuk mbahet më mëkati si një borxh i pa paguar (Heb. 10:2)
- Provojmë ngashërim kur mëkatojmë (Psalmi 32:3-5)
- Mënyra e të jetuarit tonë ka ndryshuar (shiko provat objektive); kuptojmë realitetin e lutjes; kemi interesim për ata që humbasin; kemi dëshirën që të studiojmë Fjalën e Perëndisë etj.
Besimtarë të pasigurt dhe jobesimtarë që shesin mend përballë tyre
Megjithëse dyshimet që kanë të bëjnë me shpëtimin tonë janë disa herë serioze (dhe të mëkatshme), pjesa më e madhe e besimtarëve, herët ose vonë, pushtohet nga tmerri i këtyre dyshimeve gjatë eksperiencës së tyre të krishterë. Këto shënime që vijojnë mund të jenë një ndihmë e vlefshme për ata që kanë dyshime mbi shpëtimin e tyre:
| Besimtarë të pasigurt 1. Janë të preokupuar për raportin e tyre me Perëndinë. 2. Tregojnë shpesh që janë vazhdimisht të preokupuar për shpëtimin e tyre. 3. Identifikohen me besimtarët, megjithëse shpesh nuk ndjehen të denjë të jenë një me ta. 4. Kanë dyshime mbi shpëtimin e tyre gjatë periudhave mendore, fizike dhe shpirtërore «bazë», d.m.th., në periudhat e vështira të jetës së tij. | Jobesimtarë që shesin mend 1. Janë të sigurt, megjithëse nuk kujdesen dhe s’kanë shumë realitet. 2. Pohojnë me forcë shpëtimin e tyre, megjithëse jeta e tyre tregon të kundërtën. Janë mos-përfillës dhe me mangësi në çdo pyetje për sa i përket këtij argumenti. 3. Kritikojnë shpesh kishën dhe besimtarët, i tallin për gjëra të ndryshme, shpesh duke përdorur një gjuhë të ashpër. 4. Tregojnë që nuk pranojnë se kanë nevojë për ndihmë në periudha të tilla kritike. |
Të kesh të bësh me dyshimet
- TË NJOHËSH DYSHIMET. Mund të kesh pasur dyshime të njëjta si këto: «Kur e kam pranuar Krishtin nuk ka ndodhur asgjë – nuk e kam ndjerë veten ndryshe». «Nuk e di se kam besuar në mënyrë të drejtë». «Nuk kam dëshminë e Frymës». «Besoj se kam bërë mëkatin e pafalshëm». «Jeta ime nuk demonstron që unë jam një besimtar. Kam falimentuar në mënyrë të mjerë».
- EKZAMINO VETEN TËNDE. Pyetjet e mëposhtme mund të të ndihmojnë, të përcaktojnë gjendjen tënde të vërtetë shpirtërore: «Ke qenë ndonjëherë i bindur për mëkatin në jetën tënde?» «Mbi çfarë gjëje po i mbështet shpresat e tua për të shkuar në qiell?» «Kur dhe në çfarë rrethanash e ke pranuar Krishtin?» Një besimtarë i vërtetë është bindur për mëkatin dhe ka provuar pendimin, dhe po e bazon shpresën e tij vetëm mbi Krishtin dhe mbi veprën e tij. Në përgjithësi, është në gjendje të përcaktojë momentin e saktë në të cilin i është besuar Jezu Krishtit si Zotit dhe Shpëtimtarit të tij; n.q.s. pastaj nuk di kohën e saktë, të paktën duhet të dijë që ky dorëzim ka ndodhur.
- PËRFORCIMI I LUTJES. N.q.s. ke dyshime, bëj një lutje në të cilën i dorëzohesh Jezu Krishtit, duke e njohur si Zot dhe Shpëtimtar. Përsërite këtë lloj lutjeje, megjithatë, nuk duhet të zëvendësojë pikën thelbësore që është besimi në Fjalën e Perëndisë dhe mbështetje me besim tek ajo, të jetë më shumë një dorëzim i ndjenjave.
Vlera e vetëvlerësimit
Jezusi vinte në ruajtje kundër vetëmashtrimit për sa i përket shpëtimit. Shumë do të deklarojnë që e kanë njohur, që kanë bërë shumë për Të duke i shërbyer, e megjithatë do të hidhen në errësirë sepse nuk kanë besuar tek Ai (Mt. 7:21-23; Luka 13:23-28). Kështu, n.q.s. do të kemi ndonjëherë ndonjë dyshim, duhet të kontrollojmë veten tonë për të shikuar n.q.s. jemi apo jo në besim (2 e Korintasve 13:5), duke përdorur provat objektive të realitetit që janë dhënë më lart. N.q.s. mbas kësaj do të jesh akoma në dyshime, atëherë do të jetë momenti i duhur që të deklarosh përsëri në lutje që i dorëzohesh Krishtit duke e pranuar si Zot dhe Shpëtimtar.
Pyetje – Mësimi 12
Siguria e shpëtimit
[wpfilebase tag=file id=19/]TABELA E PËRMBAJTJES
