Të jetosh jetën e re

Parimet e doktrinës së krishterë | Mësimi 13

«UNË KAM ARDHUR QË TA KENË JETËN dhe ta kenë me bollëk» (Gjoni 10:10b). «Kush beson tek Unë, siç ka thënë Shkrimi, lumenj me ujë të gjallë do të burojnë nga zemra e tij» (Gjoni 7:38). «Sepse gjithë ajo që ka lindur nga Perëndia e mund botën» (1 Gjonit 5:4). Këto deklarata të hatashme mbi jetën e kujtdo që beson tek Zoti Jezus janë paraqitur në Dhiatën e Re në mënyrën më të prerë, si normë e jetës së krishterë. Paqja, qetësia dhe fuqia shpirtërore nuk duhet të jenë gjëra të jashtëzakonshme ndërmjet ndjekësve të Shpëtimtarit, por të jetë eksperienca normale e secilit prej tyre. Zoti nuk ofron vetëm faljen për fajin e mëkateve dhe sigurinë e jetës së përjetshme, por ofron edhe një jetë në të cilën Fryma e Krishtit vepron aktivisht për të transformuar mënyrën tonë të të vepruarit dhe për të rinovuar mendjet tona. Mund të kemi këtë lloj jetë n.q.s. i kushtojmë vëmendje asaj që na thotë Shkrimi mbi atë se si duhet jetuar. Bekimi dhe fuqia nuk janë automatike për besimtarët; varen nga disa kushte.

Një fjalë për besimtarin e ri

Kemi parë nevojën që të jemi të sigurt se e zotërojmë jetën e përjetshme nëpërmjet Jezu Krishtit Zotit tonë. Është e rëndësishme të fiksojmë shpresat tona mbi premtimet e qarta të Fjalës së Perëndisë që janë të lidhura me vetë Atë. Është e rëndësishme edhe të manifestosh një jetë të ndryshuar si provë e realitetit e njohjes sonë të Jezu Krishtit. Ja disa inkurajime fillestare:

  1. RRËFEJE KRISHTIN SI ZOTIN TËND PËRPARA TË TJERËVE (Rom. 10:9-10; Luka 12:8). Refuzo të jesh një besimtar i heshtur dhe që fshihet.
  2. LER ZAKONET DHE MIQËSITË E DËMSHME (Psa. 1:1-6 dhe 2 e Korintasve 6:14-18). Mos lejo që të tjerët të shkatërrojnë ndërsa po përpiqesh t’i ndihmosh.
  3. KËRKO NJË PERSON TË PJEKUR ME TË CILIN TË LUTESH, DIKË QË TË NDIHMOJË (Predikuesi 4:9-10). Ka më shumë progres dhe inkurajim me këtë lloj ndihme.

Parime të jetës shpirtërore

Jeta e krishterë fitimtare nuk është vetëm për misionarë ose për dishepujt e jashtëzakonshëm. Është vullneti i Perëndisë për tërë popullin e Tij (2 e Korintasve 2:14; Efesianeve 4:13). Vërejtjet e mëposhtme shënojnë çdo ditë rrugën e triumfit:

  1. NËNSHTRIM I PËRDITSHËM NDAJ JEZU KRISHTIT SI ZOT (Kolosianeve 2:6 dhe 2 e Korintasve 8:5). Ai nuk mund të bekojë atë që refuzon të gjunjëzohet përpara madhështisë së Tij dhe dashurisë së Tij. I përkasim Atij dhe jo vetes tonë (1 e Korintasve 6:19-20).
  2. DORËZIM TË PËRDITSHËM NDAJ NXITJEVE TË SHPIRTIT TË SHENJTË (Rom. 6:13-19; 8:14). Nuk duhet ta trishtojmë, ta shuajmë apo t’i rezistojmë në ndonjë farë mënyrë, Atë që banon tek ne dhe na ka shuguruar (Rom. 8:9 dhe 1 Gjonit 2:27). Duhet të jemi vazhdimisht të mbushur plot, ose të kontrolluar, nga Fryma (Efesianeve 5:18). Një besimtar i mbushur plot nga Fryma ecën në mënyrë të denjë siç e do Perëndia (Kolosianeve 1:10).
  3. JETA JONË DUHET TË MBUSHET ME KRISHTIN DHE JO ME VETEN TONË (Heb. 12:2-3). Duhet t’i përqendrojmë mendimet tona mbi Të (Kolosianeve 3:2); e gjitha jeta jonë duhet të ketë Krishtin në qendër dhe të mos jetë egoizmi ynë në qendër. Kthimi e shpinës ndaj vetes sonë është kështu një fazë e nevojshme e transformimit tonë.
  4. BINDJE NDAJ FJALES SE PERENDISE (Gjoni 14:15,21; 15:10 dhe 1 Gjonit 3:24). Bindja ndaj Perëndisë është më e mirë se sa të gjitha sakrificat (1 Samuelit 15:22). Si mund ta thërrasim Jezusin «Zot» dhe të mos bëjmë gjërat që na thotë t’i bëjmë? (Luka 6:46). Liria e Frymës nuk është të bëjmë atë që na pëlqen, por të bëjmë atë që Atij i pëlqen. Bindja ndaj Fjalës ndriçon mendjet tona (Heb. 5:14). Duhet të dëshirojmë të bëjmë vullnetin e Perëndisë (Gjoni 7:17) dhe duhet të presim që të provohemi në këtë fushë të veçantë të gatishmërisë sonë (Zanafilla 22:1-18). Nuk duhet ta përcaktojmë asnjëherë bindjen ndaj Fjalës me termin «legalizëm». Legalizmi është që t’i shtosh diçka asaj që Perëndia kërkon për sa i përket shpëtimit dhe mënyrës së të jetuarit të jetës së krishterë.
  5. TE BESOSH TEK PERËNDIA DHE TE MBESHTETESH TEK AI PER ÇDO NEVOJE (Heb. 11:8; Gjoni 14:1). Duhet të ecim nëpërmjet besimit (2 e Korintasve 5:7). Besimi është në një farë mënyrë dhuratë e Perëndisë, por në një kuptim tjetër është përgjegjësia morale e njeriut. Për këtë arsye Jezusi qorton dishepujt e Tij për mosbesimin e tyre (Mt. 8:26; Luka 24:25).
  6. TI SHERBESH TE TJEREVE PER DASHURINE E JEZUSIT (Gal. 5:13 dhe 2 e Korintasve 4:5; Kolosianeve 3:23-24). Ai që vadit do të vaditet (Fjalet e Urta 11:25). Asnjë besimtar nuk mund të rritet vetëm duke gëlltitur thjeshtë bekimet dhe duke mos i dhënë mos dhënë asnjëherë asgjë. Një figurë e famshme shpreh mirë këtë koncept: «Deti i Vdekur është i vdekur sepse merr gjithmonë gjithçka dhe nuk nxjerr asnjëherë asgjë jashtë».
  7. DISIPLINA E JETES TENDE (1 e Korintasve 9:27). Vetëkontrolli është njëri nga fryti i Frymës (Gal. 5:23; 2 Pjet. 1:6). Besimtarit i thuhet të vendosi në vdekje veprat e mishit (Rom. 8:13; Kolosianeve 3:5). Perëndia vepron tek ne nëpërmjet kësaj disipline (Heb. 12:6-7).

Prezantimi i përditshëm i trupit tonë përpara Perëndisë është e domosdoshme (Rom. 12:1-2). Duhet t’i rezistojmë djallit (Jakobit 4:7), të durojmë dhe të mundim tundimin (Jakobit 1:12). Kur gabojmë duhet ta rrëfejmë mëkatin dhe ta braktisim (Fjalet e Urta 28:13).

Parime se si të rimarrin veten kur rrëzohemi

Besimtarët nuk bëjnë kurrë hapa fals ose rrëzohen? Sigurisht që po. Mendo për Davidin, Pjetrin ose për njerëzit e tjerë të Perëndisë. Në çdo mënyrë është e rëndësishme t’i kërkosh Perëndisë që të ristabilizojë nga frika për të mos rënë në disiplinën e Tij dhe në korrigjimin e Tij (Heb. 12:5-9). Këto janë zgjidhjet hyjnore:

1. PERMBUSH PERGJEGJESITE E TUA

  • Rrëfe dhe braktis të gjitha mendimet dhe veprimet që ti e di që janë jashtë vullnetit të Perëndisë (Fjalet e Urta 28:13 dhe 1 Gjonit 1:9).
  • Vendos në rregull gjërat me të tjerët, aq sa është e mundur (Mt. 5:23-24; Rom. 12:18).
  • Fal (Mt. 6:14-15; 18:35). Ji tolerant me të tjerët (Kolosianeve 3:13). Mbulo për aq sa është e mundur gabimet e tjerëve me dashuri (1 Pjetrit 4:8 dhe 1 e Korintasve 13:4-7).
  • Kthehu tek komunikimi me Perëndinë, me Fjalën dhe me lutjen në komunikim të plotë me besimtarët e kishës tënde lokale.

2. VARI SHPRESAT TEK FITORJA E KRISHTIT. Kërko që të ndërpresësh ciklet e përsëritshme të rënieve. Kujto që Zoti Jezus ka realizuar tashmë bazën për lirimin e tanishëm nga fuqia e mëkatit në jetët tona.

  • Ai ka copëtuar fuqinë e natyrës mëkatare (Rom. 6:6) dhe e ka dënuar mëkatin në mish (Rom. 8:3); jemi liruar (Rom. 6:20). Kjo nuk do të thotë që natyra mëkatare është hequr ose çrrënjosur (Gal. 5:16-17; Rom. 7:21,23; Mt. 26:41), por fuqia e tij shpërdoruese, që kishte më parë, është anuluar.
  • Besimtarët nuk kanë më arsye që të tremben nga Satani. Ai u mund në kryq (Gjoni 12:31; 16:11), dhe dominimi i tij mbi besimtarët është copëtuar (Kolosianeve 2:15; Heb. 2:14). Në çdo mënyrë na thuhet që t’i rezistojmë (1 Pjetrit 5:8-9; Jakobit 4:7), dhe për t’i mos i dhënë mundësi (Efesianeve 4:27) që t’i dalim hapur tundimeve të tij (Mt. 26:41).
  • Bota nënkupton një sistem satanik vlerash, një ndikim dhe një moral fetar që janë armiqtë e të krishterit (1 Gjonit 2:15-16). E gjitha kjo nuk ka të bëjë me ata banorë të botës që Perëndia i do. Një sistem i tillë është dënuar nga Zoti ynë (Gjoni 12:31 dhe 1 e Korintasve 11:32). Ai lutet për në që të na mbrojë nga bota (Gjoni 17:15). Ne tashmë kemi fituar (1 Gjonit 4:4; 5:4).

Parime për përqendrimin personal

Çdo besimtar duhet të kalojë kohë me Perëndinë çdo ditë. Jeta jonë është në komunikim intim me Zotin. Disa zakone të mira karakterizojnë besimtarin, jeta e të cilit do të përdoret dhe do të bekohet nga Perëndia.

  1. KOHË E QETË. Veshi i dishepullit zgjohet duke dëgjuar zërin e Perëndisë (Isa. 50:4). Duhet të fillohet pjesa e parë e ditës me Atë (Marku 1:35). Mbrëmja ose pjesë të tjera të ditës mund t’i dedikohet studimit të Shkrimit dhe lutjes. Eksperienca e shumë të shenjtëve të Shkrimit ashtu si dhe shembulli i Zotit tonë Jezus, konfirmon domosdoshmërinë për ta filluar ditën me Perëndinë. Kjo kohë i dedikohet rregullisht meditimit dhe takimit direkt me Perëndinë.
  2. LUTJA. Shpëtimtari ynë tha: «që duhet të luteshin vazhdimisht» (Luka 18:1). Lutja nuk u bë një zgjedhje e lirë në jetën e Tij këtu mbi tokë dhe nuk duhet të jetë as për ne; por duhet të jetë brezi i shpëtimit i komunikimit me Perëndinë. N.q.s. nuk jemi duke marrë, është e mundur që nuk jemi duke u lutur (Mateu 7:7). Një fillim i rëndësishëm i çdo ditë është që t’i dorëzojmë trupat tanë Zotit për qëllimit e Tij dhe të thërrasësh udhëheqjen e Tij për gjithë ditën.
  3. STUDIMI I FJALËS. Shkrimet na janë dhënë nga Perëndia për të qenë ushqim për shpirtrat tanë (Heb. 5:12-14; Psa. 19:10). Është e domosdoshme që «të hamë» Fjalën e Perëndisë (Jeremia 15:16). Si mund ta mbajë jetën e pastër një i ri besimtar? «Duke u kujdesur për të sipas fjalës tënde» (Psa. 119:9). Ekziston një kohë për çdo gjë: për meditimin e një pjese të vogël të Biblës në mëngjes; për një studim sistematik, si leximi i plotë i Biblës për një vit; për një studim special me argumente. Është e rëndësishme të jesh në gjendje ta lexosh Biblën vetëm dhe të nxjerrësh mësime për jetën e përditshme. Përveç kësaj mësojmë përmendësh, me gëzim, pjesët më të bukura! (Psa. 119:11).
  4. NJË DËSHMI QË VERSHON. Perëndia na jep fuqinë që të jemi dëshmitarë të Jezu Krishtit në këtë botë (Veprat e Apostujve 1:8). Mënyra natyrale e dëshmimit është ajo që të ndajmë me ata që na rrethojnë besimin tonë si mënyrë jete. Duke mposhtur turpin mund të flasim për Krishtin përpara atyre që na rrethojnë të cilët janë të humbur dhe i pret një përjetësi pa Krishtin.

Parime që i përkasin Kishës

Zoti Jezu Krisht ka një dashuri të madhe për Kishën e Tij, me gjithë mangësitë e saj tokësore (Efesianeve 5:25). Kisha e Tij është e përbërë nga persona të çliruar. Ai do që të bashkohen së bashku në vende të ndryshme për të inkurajuar njëri-tjetrin, për të adhuruar Zotin, për të predikuar Fjalën e Tij dhe t’i binden urdhrave të Tij. Bibla nuk koncepton një besimtar të ndarë nga kisha e tij lokale dhe që rri për hesap të vet për të adhuruar Zotin. Një pjesë shumë e bukur mbi këtë argument gjendet aktivitetet normale dhe përgjegjësitë e kishës:

  1. PAGËZIMI. Ky është rrëfimi publik i Zotit Jezu Krisht nga ana e besimtarëve të rinj (Veprat e Apostujve 8:36-37).
  2. MESIMDHENIA E APOSTUJVE. Mësimi i dhënë i këtyre njerëzve është mbledhur për ne në Bibël, së bashku me atë të profetëve të Dhiatës së Vjetër, që është edhe ajo Fjala e Perëndisë. Predikimi dhe mësimi i Fjalës së Perëndisë në grupe besimtarësh të bashkuar është një nga mjetet e Perëndisë e përcaktuar për rritjen tonë. Ato formojnë një program sistematik për të dhënë udhëzime dhe për të inkurajuar studimin personal të Biblës.
  3. BASHKËSI. Besimtarët janë të thirrur që të mos braktisin mbledhjet me besimtarët e tjerë (Heb. 10:25). Për ata që braktisin mbledhjet me besimtarëve është thënë që «nuk ishin tanët» (1 Gjonit 2:19). Izolimi dhe individualizmi nuk gjejnë vend në eksperiencën e shëndoshë të krishterë. Shiko sesi besimtarët e parë ishin gjithmonë së bashku (Veprat e Apostujve 2:44-47). Shiko mënyrën e dërgimit të pjesës më të madhe të letrave të Dhiatës së Re.
  4. THYERJA E BUKËS. Kjo ka të bëjë me darkën përkujtimore të bukës dhe verës, e themeluar nga Zoti natën që e tradhtuan (Luka 22:19-20). Ajo zbatohej nga besimtarët e parë (Veprat e Apostujve 20:7 dhe 1 e Korintasve 11:23-24).
  5. LUTJET. Është një kohë për tu bashkuar në lutje me besimtarët e tjerë siç është edhe një kohë për lutjen individuale (Veprat e Apostujve 1:14). Megjithatë, i jepet vlerë më e madhe lutjes së përbashkët (Mt. 18:19). Ngjarje të fuqishme kanë ndodhur kur besimtarët janë lutur së bashku.

Mbase ja ke dhënë veten tënde Krishtit si Shpëtimtarit dhe Zotit tënd. N.q.s. është kështu, ky është fillimi i drejtë; por tani duhet t’i përkushtohesh Atij në mënyrë që Ai të mund ta jetojë jetën e Tij tek ty, çdo ditë (Gal. 2:20). Në këtë mënyrë Ai do të jetë fitimtar tek ty dhe nëpërmjet teje.

Pyetje – Mësimi 13

Të jetosh jetën e re

TABELA E PËRMBAJTJES

  1. FJALA JOTE ËSHTË E VËRTETA
  2. PERSONI I PERËNDISË
  3. PËRNGJASIMI I PERËNDISË
  4. TË KUPTOSH NJERIUN
  5. PROBLEMI I MËKATIT
  6. SHQYRTOJMË PËRJETËSINË
  7. JEZUS KRISHTI: PROVIDENCA E PERËNDISË
  8. DOMETHËNIA E KRYQIT
  9. LINDJA E RE
  10. SHPËTIMI NËPËRMJET HIRIT
  11. TË BESOSH TE JEZUS KRISHTI
  12. SIGURIA E SHPËTIMIT
  13. TË JETOSH JETËN E RE
[wpfilebase tag=file id=19/]