Ta pranojmë Atë ashtu siç është

Një pjesë e madhe e vështirësisë sonë si të krishterë kërkues buron nga mosdashja jonë për ta pranuar Perëndinë ashtu siç është dhe ta ndreqim jetën në përputhje me këtë. Ne këmbëngulim në përpjekjen tonë për ta modifikuar Atë dhe ta sjellim Atë më afër imazhit tonë. Mishi qaravitet kundër ashpërsisë së vendimit të paepur të Perëndisë dhe përgjërohet si Agagu për pak mëshirë, për pak kënaqje të rrugëve të tij mishore. Është e padobishme. Ne mund të kemi një fillim të duhur vetëm duke e pranuar Perëndinë ashtu siç është dhe duke mësuar ta duam Atë për atë që është. Ndërsa vazhdojmë duke e njohur më mirë Atë, ne do ta shohim këtë si një burim gëzimi të pashprehshëm që Perëndia thjesht është Ai që është. Disa nga çastet më të ngazëllyera që njohim do të jenë ato që i kalojmë në admirim plot respekt për Hyjninë. Në këto çaste të shenjta vetë mendimi i ndryshimit në Të do të jetë tepër i dhimbshëm për t’u duruar.

–A.W. Tozer, «Kërkimi i Perëndisë»

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *