Të gjitha premtimet drejtuar Izraelit

Të gjitha premtimet drejtuar Izraelit do të përmbushen saktësisht: pasi kur ka dështuar Perëndia për premtimet e Tij? Por edhe toka do të ngazëllejë para Zotit, që Vetë vjen për ta gjykuar atë. Dhe kemi parë në Danieli 7 që sundimi mbi të gjitha kombet vendoset në duart e Birit të njeriut; dhe mbretëria e Tij, që theu figurën, bëhe një mal që e mbush të gjithë tokën. Kemi parë gjithashtu, lidhur me kishën, që Satani do të jetë i lidhur në këtë kohë dhe do të ketë një botë të bekuar nën sundimin e Krishtit, prej nga tundimi nga jashtë dhe tunduesi do të jenë të dëbuar. Zoti do t’i përgjigjet qiejve dhe qiejtë do t’i përgjigjen tokës dhe toka do të përgjigjet me grurin, mushtin dhe vajin dhe këta do t’i përgjigjen Jezreelit (domethënë, farës së Perëndisë) – Osea 2:21. Do të ketë një varg bekimesh pa ndërprerje a pengesa nga froni i Zotit për popullin e Tij të bekuar në tokë; dhe paganët [johebrenjtë, kombet] do të gëzohen me ta.

–J.N. Darby (18 nëntor 1800 – 29 prill 1882) ishte një ungjilltar ango-irlandez dhe një figurë ndikuese midis Vëllezërve Plajmauth të parë [Plymouth Brethren].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *