Të rinjtë e sotëm – Po largohen nga e vërteta [Fragment]
Përse largohen të rinjtë nga kisha mbasi kanë qenë pjesëmarrës besnik dhe kanë qenë të përfshirë për shumë vjet? Arsyeja kryesore mund të jetë se programi mësimor që përdoret në shumicën e shkollave të së dielës është thjesht tregimi i historive të Biblës dhe nuk është mësimi se si t’i mbrojnë të vërtetat e Shkrimit.
Andrea, duke qenë një drejtues në grupin e tij të të rinjve, mori pjesë besnikërisht çdo javë në shkollën e së dielës. Atij iu dhurua një bursë në një universitet të mirënjohur, por nga fundi i vitit të parë në kolegj, Andrea e braktisi besimin e tij.
Fatkeqësisht, historia e prekshme e Andreas nuk është unike. Ajo përsëritet në mijëra shtëpi të krishterësh çdo vit.
Në gusht 2006, [organizata] «Përgjigje nga Zanafilla» (Answers in Genesis) – SHBA ngarkoi Brit Bimerin (Britt Beemer) nga «Grupi i studimeve amerikane» (America’s Research Group)[1] për të zbuluar përse të rinjtë po e linin kishën[2]. Përgjigjet treguan se materialet e shkollës të së dielës ishin të cekëta dhe «të pavend»[3]. Nga ata që u pyetën, 86% kishin filluar ta dyshonin Biblën afër viteve të shkollës së mesme.
Nga ata që thanë se nuk besonin se të gjitha ngjarjet në Bibël janë të vërteta, 82% përmendën dyshime për autoritetin ose besueshmërinë e Biblës. Çfarë i shtyu këta njerëz që të kenë dyshime për Biblën?
Ku kemi gabuar?
Në themel, ne kemi dështuar që t’ju mësojmë fëmijëve për të menduar biblikisht. Me qëllimin për të mbijetuar si besimtarë në kulturën tonë, ne duhet të kuptojmë se Perëndia vendos dhe flet për çdo fushë të jetës (p.sh., shkencë, filozofi, etikë, histori, qeverisje, sociologji dhe arsim) dhe jo vetëm për një zonë të izoluar të përcaktuar «feja».
http://www.answersingenesis.org/articles/am/v2/n3/walking-away-from-truth