Të zhveshim të keqen

Dikush, pra, duhet të marrë përsipër detyrën e papëlqyer për të shqyrtuar dhe për të zhveshur të keqen e kohës; pasi njerëzit nuk duhen lejuar që ta përgëzojnë veten sikur gjithçka është mirë. Nëse të tjerët nuk do ta bëjnë, ai do ta bëjë.

Nëse të tjerët zmbrapsen nga diskreditimi i një pune të tillë, ai jo… Ai i do vërtet shumë miqtë e tij. Ata mund ta shajnë; ata mund ta quajnë një mizantrop [që i urren njerëzit], ose një profet të së keqes; ata mund t’ia atribuojnë paralajmërimet e tij motiveve më të këqija, si krenarisë, ose arrogancës, ose vetëvlerësimit, ose shpirtligësisë, ose zilisë; por ai nuk do t’ua vërë veshin këtyre insinuatave të padrejta.

Kështu ai do të parapëlqejë të keqkuptohet dhe të përgojohet, sesa t’i lejojë njerëzit të shkasin me të shpejtë drejt një shkatërrimi që ata nuk e shohin. Në vend që ata të humbasin, ai do të lejojë që të flitet keq për emrin e tij të mirë. Ai do të rrezikojë çdo gjë, madje edhe urrejtjen e vëllezërve, sesa të ndalojë paralajmërimin. Nëse ata nuk ia vënë veshin atij [paralajmërimit], ai, të paktën, ka shpëtuar shpirtin e vet. Nëse ia vënë veshin, ai ka shpëtuar shpirtin e vet dhe shpirtrat e tyre.

— Horatius Bonar (pastor skocez, 1808-1889)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *