Argëtimi i cjepve
Do të vijë një kohë kur në vend që barinjtë të jenë duke ushqyer delet, kisha do të ketë klounë duke argëtuar cjeptë.
Do të vijë një kohë kur në vend që barinjtë të jenë duke ushqyer delet, kisha do të ketë klounë duke argëtuar cjeptë.
I vetmi argument i vërtetë kundër Biblës është një jetë jo e shenjtë. Kur dikush argumenton kundër Fjalës së Perëndisë, ndiqe në shtëpi dhe shiko nëse mund të zbulosh arsyen e armiqësisë së tij ndaj Fjalës së Zotit. Ajo gjendet në ndonjë formë mëkati.
Në mënyrë që të ndodhë një përtëritje në krishterim, kjo duhet të ndodhë me mënyra të ndryshme me ato që po përdoren tani. Nëse Kisha në gjysmën e dytë të këtij shekulli duhet ta rimarrë veten nga plagët që ka marrë në gjysmën e parë, atëherë duhet të shfaqet një lloj i ri predikuesi. Ai lloji i përkryer, «sundues i sinagogës» nuk do të bëjë punë. As ai lloji i njeriut priftëror që bën detyrën e tij, që merr rrogën dhe nuk bën pyetje, as ai lloji baritor fjalështruar që di se si ta bëjë fenë e krishterë të pranueshme për këdo. Të gjithë këta janë provuar dhe kanë dalë mangët. Duhet të dalë një lloj tjetër udhëheqësi fetar midis nesh. Ai duhet të jetë nga ai lloji i profetit të lashtë, një njeri që ka parë vegime nga Perëndia dhe që ka dëgjuar një zë nga Froni. Kur ai të vijë (dhe i lutem Perëndisë që nuk do të ketë një por shumë), ai do të jetë në kundërshtim të prerë me gjithçka që qytetërimi ynë i vetëkënaqur e konsideron të shtrenjtë. Ai do të kundërshtojë, do të dënojë dhe do të protestojë në emër të Perëndisë dhe do të marrë urrejtjen dhe kundërshtimin e një segmenti të madh të botës së krishterë. Ka shumë gjasa që një njeri i tillë do të jetë i rreptë, i drejtpërdrejtë dhe paksa i zemëruar me botën. Ai do të dojë Krishtin dhe shpirtrat e njerëzve aq sa të jetë gati të vdesë për lavdinë e Njërit dhe për shpëtimin e të tjerëve. Por ai nuk do të frikësohet nga asgjë që merr frymë të vdekshme.