«…Trego perëndishmëri në familje…» (1 Timoteut 5:4). Ju e keni dëgjuar shprehjen: «Djall në shtëpi, shenjtor përjashta». Kjo përshkruan prirjen e tmerrshme për të qenë i hirshëm dhe i hapur në botën e jashtme dhe, njëkohësisht, të jemi të ashpër dhe të pasjellshëm në shtëpi. Ky është një dështim që nuk kufizohet me ndonjë klasë të veçantë njerëzish. Të rinjtë …
Ai na ka bërë, por ne jemi përgjegjës
Disa njerëz thonë: «Nëse Perëndia më bëri në këtë mënyrë, atëherë është ai përgjegjës për atë që bëj dhe për mënyrën se si jetoj». Jo, miku im – Perëndia krijoi vetëm Adamin dhe Evën dhe në fillim ata ishin pa mëkat. Por ata u rebeluan kundër urdhërimit të Perëndisë dhe tani mëkati ka hyrë në racën njerëzore dhe të gjithë …
Zhgënjimet e përpjekjeve në mish
«Në fakt unë e di se në mua (domethënë në mishin tim) nuk banon asgjë e mirë» (Romakëve 7:18). Nëse një besimtar i ri e mëson herët këtë mësim në jetën e tij të krishterë, ai do ta ruajë veten nga një botë problemesh më vonë. Bibla mëson se nuk ka ASGJË TË MIRË në natyrën tonë të vjetër, të …
Të kënaqësh syrin e Perëndisë
«Për mua njerëzia që është me ty është tepër e madhe…» (Gjyqtaret 7:2). Gjithkush prej nesh ka një dëshirë të fshehtë për numra dhe një prirje për ta gjykuar suksesin me statistika. Ekziston njëfarë turpi për grupet e vogla, ndërsa grupet e mëdha fitojnë vëmendjen dhe respekt. Cili duhet të jetë qëndrimi ynë në këtë fushë? Numrat e mëdha nuk …
Të shohësh përtej së jashtmes
«Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!» (Gjoni 7:24). Një nga brishtësitë [mëkatet] më të rrënjosura të njerëzimit të rënë [në mëkat] është prirja e vazhdueshme për të gjykuar sipas pamjes. Ne e gjykojmë dikë sipas pamjes së tij. Ne e gjykojmë një makinë të përdorur nga trupi i saj. Ne e gjykojmë një libër nga kapaku …
Në gjurmët e Jezusit
«Me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten» (Filipianeve 2:3b). Ta çmosh tjetrin më shumë se vetveten është kundër natyrës; natyra njerëzore e rënë [në mëkat] rebelohet para një goditjeje të tillë që i bëhet egos së saj. Është e pamundur nga ana njerëzore; ne nuk e kemi në vetvete fuqinë për të jetuar një jetë të botës …