«O Atë, unë kam mëkatuar…» (Luka 15:21). Vetëm kur djali plëngprishës u kthye i penduar, i ati u lëshua me vrap për ta takuar, ra mbi qafën e tij dhe e puthi. Nuk do të kishte qenë e drejtë të jepej falje derisa së pari të kishte pendim. Parimi shkrimor (biblik) është: «…nëse pendohet, fale» (Luka 17:3). Nuk na thuhet …
Të jesh asnjëanës nuk është gjithmonë mirë
«“Mallkoni Merozin”, tha engjëlli i Zotit, “mallkoni, mallkoni banorët e tij, sepse nuk i shkuan në ndihmë Zotit, në ndihmë të Zotit në mes të trimave”» (Gjyqtaret 5:23). Kantiku i Deboras përsërit mallkimin e Merozit që qëndroi në anë të fushës kur ushtria e Izraelit u bllokua në luftime me kanaanejtë. Edhe njerëzit e Rubenit i nënshtrohen përbuzjes përçmuese; ata …
Si i përdor Zoti të keqen për të mirë?
«Edhe zemërimi i njerëzve do të shndërrohet në lavdi për ty, dhe t’i do të rrethohesh me vetë mbeturinat e zemërimit të tyre» (Psa. 76:10). Një nga karakteristikat magjepsëse të historisë njerëzore është mënyra se si Perëndia bën që zemërimi i njeriut ta lavdërojë Atë. Që nga Rënia (hyrja e mëkatit në botë), njeriu e ka drejtuar grushtin kundër Perëndisë, …
Çfarë do të thotë të jesh si Kali ose Mushka??
«Mos u bëni si kali dhe si mushka» (Psa. 32:9). Më duket mua se kali dhe mushka përshkruajnë dy qëndrime të gabuara që mund të kemi kur jemi duke kërkuar udhëheqjen e Zotit. Kali dëshiron që të mësyjë përpara; mushka dëshiron që të mbetet pas. Kali priret që të jetë i paduruar, energjik dhe i rrëmbyer. Mushka, nga ana tjetër, …
Çfarë do të thotë të shpëtosh jetën tënde?
«Sepse kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë» (Luka 9:24). Parimisht ka dy qëndrime që ne (besimtarët) mund të kemi për jetën. Ne mund të përpiqemi që ta shpëtojmë atë ose mund ta humbasim atë qëllimisht për shkakun e Krishtit. Veprimi i natyrshëm …
A ka rëndësi çfarë dëgjojmë?
«Vini re atë që dëgjoni» (Marku 4:24). Zoti Jezus na porosit që të jemi të kujdesshëm se çfarë dëgjojmë. Ne jemi përgjegjës për të kontrolluar atë që hyn përmes portës së veshit dhe po aq përgjegjës që ta përdorim siç duhet atë që dëgjojmë. Ne nuk duhet të dëgjojmë atë që është paturpësisht e rremë. Kultet janë duke deklamuar propagandën …