«Pajtohu me kundërshtarin tënd në ligj, sa je në një rrugë me të; që kundërshtari yt të mos të të dorëzojë te gjykatësi dhe gjykatësi të të dorëzojë te rojtari dhe ti të biesh në burg» (Mt. 5:25, NASB). Një nga mësimet e jashtme që mësojmë nga kjo pjesë është se të krishterët nuk duhet të jenë të prirur për …
Si të aftësohemi për të patur vetkontroll?
«Fryti i Frymës është […] vetëpërmbajtja…» (Gal. 5:23). Përkthimi i parapëlqyer i këtij fryti të fundit të Frymës është vetëkontrolli. Vetëpërmbajtja ka patur të bëjë kryesisht me kufizimin e përdorimit të pijeve dehëse. Vetëkontrolli mbart mendimin e të qenit i matur ose i përkorë në çdo fushë të jetës. Përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë, besimtari aftësohet që të ushtrojë …
Karakteristikat e butësisë
«Fryti i Frymës është […] butësia…» (Gal. 5:23). Kur mendojmë për butësinë, ne priremi të mendojmë për Kaspar Milketostin (Caspar Milquetoast), karakterin komik që ishte mishërim i ndrojtjes dhe dobësisë. Por ky fryt i Frymës është diçka shumë ndryshe. Ai vjen nga një fuqi e mbinatyrshme, jo nga dobësia. Ai i referohet së pari nënshtrimit të përzemërt të një besimtari …
Besnikëria në jetën praktike
«Fryti i Frymës është […] besimi…» (Gal. 5:22). Ky fryt i Frymës është kuptuar përgjithësisht si besnikëri. Ky nuk është besimi që shpëton, as besimi që ushtrojmë përditë në Perëndinë (edhe pse mund ta përfshijë atë). Për më tepër është besnikëria dhe besueshmëria në marrëdhëniet që kemi me Zotin dhe njëri-tjetrin. Dikush e ka përkufizuar atë si të jesh «besnik …
Një paqe si një shkëmb
«Fryti i Frymës është […] paqja…» (Gal. 5:22). Kur shfajësohemi me anë të besimit, ne kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezus Krishtit, Zotit tonë (Rom. 5:1). Kjo do të thotë se armiqësia midis nesh dhe Perëndisë ka marrë fund, meqenëse Krishti ka luftuar me sukses shkakun e asaj armiqësie – mëkatet tona. Gjithashtu ne kemi paqe të ndërgjegjes, duke ditur …
A po kërkon një gëzim të qëndrueshëm?
«Fryti i Frymës është […] gëzimi» (Gal. 5:22). Njeriu nuk gjen gëzim të vërtetë derisa gjen Zotin. Më pas ai hyn në atë që Pjetri e quan «hare e patregueshme dhe e lavdishme» (1 Pjetrit 1:8). Kushdo mund të gëzohet kur rrethanat janë të favorshme, por gëzimi që është fryti i Frymës nuk është rezultat i rrethanave tokësore. Ai buron …