A janë disa kisha duke shkuar “tepër larg” për të arritur të humburit për Krishtin?

Duke qenë se gjithnjë e më shumë të rinj amerikanë janë duke u larguar nga kisha me një ritëm të shpejtë, disa shërbesa janë duke i kaluar kufijtë tradicionalë për të qëndruar “të përshtatur nga ana kulturore”. Por a ekziston diçka e tillë që të shkosh “tepër larg” për t’i tërhequr besimtarët dhe për t’i mbajtur ata të lidhur me Krishtin?

Një shërbesë që po ndryshon me kohën është kisha “The Bridge”, e ndodhur në Flint Township, Miçigan, që ka përfshirë Sallonin e Tatuazheve Qetësi në bashkësinë e saj.

Ky sallon u hap kur artisti i tatuazheve Ryan Brown, një alkoolisti që po merrte veten, i duhej një vend ku të mund të ushtronte artin e tij, ndërsa ruante kodin e tij moral. Brown-i dhe kolegu i tij i tatuazheve, Drew Blaisdell, punojnë në Sallonin Qetësi me takime të caktuara ose që nga mesdita deri në 8 në darkë shumicën e ditëve.

Kisha Mozaik, një shërbesë [jotradicionale] në Chattanooga, Tenesi, është detyruar të zhvendoset mbas të shtënave të një bande që ndodhën në klubin e saj të natës të krishterë, Klubin Thellësia [programin e Kishës Mozaik për arritjen e të rinjve urbanë], gjatë një feste të Krishtlindjes.

Të shtënat ndodhën kur të 400 pjesëmarrësit dolën […] [nga festa] aty rreth mesnatës. Nëntë njerëz u plagosën gjatë të shtënave.

Dr. Rusty Freeman, drejtor i Shërbesave të të Rinjve në Konferencën Jugperëndimore të Teksasit, thotë se është e rëndësishme për kishat të qëndrojnë të përshtatura nga ana kulturore, por “mund të mos funksionojë gjithnjë”, duke shtuar që drejtuesit e kishave duhet të kujtojnë që përfundimisht të përqendrohen në drejtimin e Frymës së Shenjtë.

“Kjo kthehet mbrapa te marrëdhënia bazë në shërbesë […] marrëdhënia midis studentëve dhe Perëndisë”, [tha] Freeman.

“Unë vërtet mendoj se fryma e Perëndisë do t’i drejtojë këta të rinj që të njohin dhe dallojnë se si të jenë më së mirë të përshtatur në komunitet”, shtoi ai.

http://www.christianpost.com/news/are-some-churches-going-too-far-to-reach-the-lost-for-christ-66848/

[THIRRJA E BEREASVE: Ju lutemi shikoni http://asamblejabiblike.com/blogu/beteja-mbi-te-verteten-per-te-rinjte-tane ku trajtohet kjo çështje].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *