Testi i Ungjillit: A e njohin me të vërtetë lajmin e mirë njerëzit e tu?

greg-stierTesti i Ungjillit: A e njohin me të vërtetë lajmin e mirë njerëzit e tu? [Fragment]

Imagjinoni të prisni jashtë derës së shenjtërores së një kishe ungjillore në Amerikë me një kamera dhe një mikrofon në fund të shërbesës të së dielës në mëngjes. Misioni juaj? Të intervistosh 10 anëtarë të rastësishëm të kongregacionit me një pyetje të thjeshtë: “Nëse nuk do të isha i krishterë dhe ju duhet të më shpjegonit ungjillin, çfarë do të më thoshit?”

Duke supozuar që nuk do të ndaloheshe nga një dhjak qerrata dhe që këpucët e Djemve të Mirë nuk do të shkelnin hollin, imagjinoni disa nga përgjigjet e mundshme që mund të dëgjoje…

“Mm, po, unë mendoj që Perëndia të do dhe nëse ti, pra, e ndjek atë, si ta them, gjithçka do dalë mirë”.

“Për aq kohë që je një njeri i sinqertë dhe nuk vret njeri apo diçka të ngjashme, unë mendoj që Perëndia do të të lejojë të hysh në qiell”.

“A nuk është njëfarë lutjeje që supozohet të thuash dhe je në rregull?”

“Unë nuk e shqetësoj veten me të tilla gjëra, pasi gjithsesi është puna e pastorit që t’u tregojë njerëzve për Jezusin”.

E trishtueshme, por nuk është e vështirë të imagjinosh dëgjimin e përgjigjeve si këto që vijnë nga njerëz që shkojnë në kisha sot. Po sikur të ishte duke intervistuar njerëzit në kishën tënde me të njëjtën pyetje?

Para se ta largosh nga mendja skenarin e përgjigjeve më pak se të përshtatshme që vijnë nga anëtarët e kongregacionit tuaj (apo nga pjesëmarrësit e grupit të studimit të Biblës, nga studentët në grupin e të rinjve etj.), konsidero mundësinë që ti mund të jesh duke e mbitheksuar atë që dinë në të vërtetë për Ungjillin të krishterët që ti drejton.

Pali e përmblodhi Ungjillin në 1 Korintasve 15:3-4 kur shkroi: “Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve…”.

Ungjilli është mesazhi që Jezusi vdiq në vendin tonë për mëkatet tona si një shlyerje zëvendësuese për mëkatin. Ai u varros dhe u ringjall prej së vdekurish, duke vërtetuar që ishte vetë Biri i Perëndisë. Në vargun më të famshëm të Shkrimeve, Jezusi tha se kushdo që beson në të ka jetë të përjetshme.

Po, është kaq e thjeshtë! Është aq e thjeshtë, që një fëmijë mund ta kuptojë atë dhe aq e thellë, që një profesori seminari i merret fryma prej tij [ungjillit].

http://www.christianpost.com/news/the-gospel-test-do-your-people-really-know-the-good-news-72466/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *