Sot shumë të krishterë vrasin mendjen se si të ndihmojnë njerëzit në shqetësuar pa një lloj forme të këshillimit, duke filluar nga ai psikologjik e deri te një formë e përshtatjes biblike. Janë të shumtë ata që shohin barin joshës në anën tjetër të gardhit, duke e parë atë si të mirë për ushqim, të këndshëm për sytë dhe të dëshirueshëm për t’i bërë të urtë.
Jezusi është bariu i mirë që i udhëheq delet e Tij drejt kullotave të mira. Ai u ka dhënë jetë të re dhe e mbështet atë përmes Frymës së Shenjtë, i cili vepron në këtë jetë të re. Ai u ka dhënë deleve të Tij urtësi prej së larti përmes Fjalës së Tij, e cila është e gjallë, jetëdhënëse dhe e fuqishme. Ai është i vetmi që heton zemrat e tërë njerëzve. Ai është mjaft i besueshëm për të përfunduar atë që Ai ka filluar dhe për të përmbushur atë që Ai ka premtuar.
Besimtarët kanë nevojë që të kthehen në shtigjet e vjetra në vend që të nuhatin dhe të cimbisin barin në anën tjetër të gardhit. Ata kanë nevojë që të qëndrojnë afër bariut të mirë dhe ata kanë nevojë që të jenë të kujdesshëm ndaj atyre të cilët përmes fjalimeve prej dijetari do t’i joshin ata drejt një kullote tjetër. Gjithashtu ata kanë nevojë që të jenë vigjilentë ndaj atyre të cilët do të mbjellin farëra hibride që madje do të duken më të mira se gjëja reale, por që e mbytin shpirtin.
Kështu thotë ZOTI: “Ndaluni nëpër rrugë dhe shikoni, pyesni për shtigjet e vjetra, ku është rruga e mirë, dhe ecni nëpër të; kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj”. Por ata përgjigjen: “Nuk do të ecim nëpër të” (Jeremia 6:16).
— Doktorët Martin & Deidre Bogan