Vatikani i mban sytë nga qiejt … për jashtëtokësorë

Vatikani e hedh vështrimin nga qiejt për shenja të jetës jashtëtokësore [Fragment]

Jashtëtokësorët i telefonojnë Romës. Katërqind vjet mbasi ajo e rrasi brenda Galileon për sfidën që i bëri pikëpamjes se toka ishte qendra e gjithësisë, Vatikani ka thirrur ekspertët për të studiuar mundësinë e jetës jashtëtokësore të alienëve dhe ndikimet që ka kjo për kishën katolike.

«Pyetjet e origjinës së jetës dhe nëse jeta ekziston gjetkë në gjithësi janë shumë të përshtatshme dhe meritojnë konsiderata serioze», tha Rev. Jose Gabriel Funes, një astronom dhe drejtor i Observatorit të Vatikanit.

Funes, në prift jezuit, paraqiti rezultate të martën e një konference pesëditore që mblodhi astronomë, fizikanë, biologë dhe ekspertë të tjerë për të diskutuar fushën bulëzuese të astrobiologjisë – studimi i origjinës së jetës dhe ekzistenca e saj gjetkë në kozmos.

Funes tha se mundësia për jetë të alienëve ngre «shumë nënkuptime filozofike dhe teologjike», por shtoi se ky takim ishte i përqendruar kryesisht mbi perspektivën shkencore dhe se si mund të përdoren disiplina të ndryshme për të eksploruar këtë çështje.

Sot klerikë të lartë, duke përfshirë Funes, i aprovojnë hapur idetë shkencore si teoria e «Big Bang» (Shpërthimi i Madh), si një shpjegim të arsyeshëm për krijimin e universit. Kjo teori thotë se gjithësia filloi miliarda vjet më parë me shpërthimin e një pike të vetme, super të dendur që përmbante të gjithë lëndën.

Më herët këtë vit, Vatikani sponsorizoi gjithashtu një konferencë mbi evolucionin për të shënuar përvjetorin e 150-të të librit të Çarls Darvinit, «Origjina e llojeve».

Kjo ngjarje i trajtoi ftohtë përkrahësit e teorive alternative, si krijimbesimi dhe projektimi inteligjent të cilët shohin një qenie më të lartë, sesa proceset jo të drejtpërdrejta të seleksionimit natyror mbrapa evoluimit të llojeve.

http://www.google.com/hostednews/ap/article/ALeqM5hf92aHEwYT87J1XPP4JrIusKBT-AD9BSTO1G1

[Ne e kemi trajtuar këtë çështje në artikujt e kaluar. Ja disa fragmente: «Çdo mundësi që jeta inteligjente të ketë evoluar rastësisht në tokë a gjetkë mund të përgënjeshtrohet lehtë. Astronomi i shquar britanik Sër Fred Hoyle tregon se edhe sikur i tërë universi të përbëhej nga supë organike» nga e cila është bërë jeta, mundësia e prodhimit të enzimave bazë të jetës nëpërmjet proceseve të rastësishme pa drejtim inteligjent do të jetë afërsisht një në 10 me 40.000 zero pas. Pamundësia e këtij numri mund të shihet në ilustrimin më poshtë. Mundësia e shtrirjes së dorës dhe marrjes së rastësishme të një atomi të veçantë në univers do të jetë rreth 1 në 10 me 80 zero pas. Nëse çdo atom në këtë univers do të bëhej një univers tjetër, mundësia e shtrirjes së dorës dhe zgjedhjes rastësisht të një atomi të veçantë nga tërë ato në univers do të jetë 1 në 10 me 160 zero pas…. Nuk mund të kishte krijuar Perëndia jetë inteligjente në planetë të tjerë? Po, por Bibla shpall se vetëm kjo jetë ka jetë fizike inteligjente. Është në këtë tokë që Satani erdhi për të përhapur rebelim; dhe në këtë tokë erdhi Krishti për të vdekur për mëkatin e njeriut. Beteja midis Perëndisë dhe Satanit për universin përqendrohet këtu. Sakrifica e Krishtit mbi kryq e pastroi tërë universin dhe vetë qiellin nga mëkati» (Heb. 9:23). [http://www.thebereancall.org/node/5840]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *