FILMI 180 – Holokausti dhe aborti
Filmi 180 është një prezantim prej 33 minutash rreth holokaustit të abortit. Ai fillon me Ray Comfort duke intervistuar njerëz dhe duke i pyetur se çfarë dinë rreth Adolf Hitlerit. Padija shqetësuese e kaq shumë të rinjve që nuk e kanë idenë se kush ishte ai, pasqyron mungesën e cilësinë në sistemin tonë të edukimit. Por kjo video nuk flet saktësisht për këtë. Ray vazhdon t’u mësojë njerëzve se kush ishte Hitleri dhe se si ai vrau 11 milionë njerëz.
Më pas videoja vazhdon me çështjen e abortit dhe flet për vrasjen e foshnjës së palindur. Ndërsa intervista vazhdon, njerëzit mbrojnë çfarë ata mendojnë se është e drejta e një gruaje që të zgjedh për të abortuar. Me saktësinë e një mjeshtri, Ray përdor logjikën për t’i ndihmuar njerëzit të kuptojnë se aborti është vrasja e qenieve njerëzore. Është gëzim të shohësh se si njerëzit ndryshojnë mendjen për këtë. Ata bëjnë një kthesë 180 gradë. Të lumtë, Ray, dhe Zoti Jezus le të përlëvdohet nga përpjekjet dhe vepra e secilit në shërbesën tuaj.
Filmi 180 është një mesazh tërheqës, logjik dhe emocional për jetën dhe të vërtetën. Ai ka potencialin të ndryshojë zemrat e miliona njerëzve lidhur me holokaustin e abortit. (M. Slick).